U akuzua për “shfrytëzim prostitucioni”, shpëton ish-deputeti i PD, Mhill Fufi

Publikuar tek: barometri, më 07:20 04-01-2018 U akuzua për “shfrytëzim prostitucioni”, shpëton ish-deputeti i PD, Mhill Fufi

Ndër zyrtarët e akuzuar nga Prokuroria se kanë shkelur ligjin e dekriminalizimit, kërkesë e shqyrtuar sot nga KQZ ishin edhe ish-deputeti i PD, Mhill Fufi, ish-deputeti i PDIU, Omer Mano dhe kryebashkiaku i Pogradecit, Eduart Kapri.

Me verifikimet e organit të akuzës rezultoi se Fufi nuk ka fshehur asnjë vepër penale, ndonëse ishte akuzuar më herët për “shfrytëzim prostitucioni”’,  duke i shpëtuar kështu dekriminalizimit. Në mbledhjen e sotme KQZ e përcolli këtë konstatim për ish-deputetin e PD, i cili aktualisht mban postin e drejtorit të të Transportit Rrugor në Lezhë.  

Ndërsa për Eduart Kaprin u kërkua informacion shtesë nga Prokuroria si në rastin e dy deputetëve Rahovica dhe Rakipi, për tu shqyrtuar edhe në një mbledhje të fundit më 5 janar.

Mhill Fufi, aktualisht drejtor të Transportit Rrugor në Lezhë, megjithëse nuk është dënuar, ka deklaruar se ka qenë në arrest me burg disa herë, për vepra të rënda penale, siç është ajo e shfrytëzimit të prostitucionit. Më konkretisht, Fufi ka deklaruar se është ndaluar me urdhër të prokurorisë Kurbin, më 22.6.2000, për veprën penale “shfrytëzim prostitucioni”. Çështja, siç bënë të ditur ai, është pushuar nga Prokuroria. 

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.084920167922974
array(1) { ["section"]=> string(81) "u-akuzua-per-shfrytezim-prostitucioni-shpeton-ish-deputeti-i-pd-mhill-fufi-105349" }