U akuzua se i shkaktoi 40 milion lekë dëm buxhetit të shtetit, shpallet i pafajshëm ish-Drejtori Tatimeve Tiranë

Publikuar tek: aktualitet, më 14:51 06-07-2017 U akuzua se i shkaktoi 40 milion lekë dëm buxhetit të shtetit, shpallet i pafajshëm ish-Drejtori Tatimeve Tiranë

Gjykata e Apelit në Tiranë ka shpallur të pafajshëm ish-Drejtorin e Tatimeve të Tiranës, Androkli Kokthi, i cili akuzohej për shpërdorim detyre.

Kokthi që prej muajit mars ka qëndruar në arrest shtëpie, pasi gjykata e cilësoi të paligjshëm ndalimin e tij.

Androkli Kokthi u arrestua në 18 Shkurt me urdhër të Prokurorisë së Tiranës pas dyshimeve se i kishte kthyer një subjekti mallin e konfiskuar pa faturë. Dyshohej se ishte dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit ishte rreth 40 milionë lekë të vjetra.

 Ky veprim, sipas akuzës, ishte në kundërshtim të ligjit, pasi malli i konfiskuar nuk kthehet po vetëm shitet, si dhe nuk mund të shfuqizohet urdhri i konfiskimit i lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nga një organ më i ulët.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.044749975204468
array(1) { ["section"]=> string(117) "u-akuzua-se-i-shkaktoi-40-milion-leke-dem-buxhetit-te-shtetit-shpallet-i-pafajshem-ish-drejtori-tatimeve-tirane-85230" }