U akuzua se ishte arrestuar dhe e liroi Balla, kandidati i PS i përgjigjet Berishës: Je drejt çmendjes, ja si është e vërteta

Publikuar tek: aktualitet, më 18:19 24-06-2019 U akuzua se ishte arrestuar dhe e liroi Balla, kandidati i PS i përgjigjet Berishës: Je drejt çmendjes, ja si është e vërteta Ilir Xhakolli - Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi ditën e sotme arrestimin e kandidatit të PS-së për bashkinë e Pogradecit Ilir Xhakollit, në doganën e Qafë Thanës për kontrabandë.

Duke iu referuar qytetarit dixhital, Berisha thonte se ai është liruar brenda 24 orësh me ndërhyrjen e kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, por këtë deklaratë e ka përgënjeshtruar vetë Hoxholli.

Kandidati i PS-së këshillon Berishën të pyesë para se të bëjë denoncime, pasi pretendon se është bërë gazi i botës dhe po tallen njerëzit me të.

Reagimi i plotë:

Sinqerisht me vjen keq për ju Sali Berisha. Një njeri në moshën tuaj dhe me funksionet që ka pasur, të arrijë në këtë derexhe. Por këtej nga anët tona thonë: Kur njeriu kalon në fazën e fundit të çmendurisë, fillon ha prej për dheri (çfarë të gjejë)

Një këshillë miqësore kam për ty, para se të publikosh diçka pyet paraprakisht sepse u bëre gazi i botës dhe pogradecarët janë duke u tallur me ty.

Nuk do reagoja kundër shpifjes tuaj të ulët, por e kam detyrë morale të informoj qytetarët e Pogradecit. Gjendja juaj mjerane tregon edhe njëherë se 30 Qershori ndan shapin nga sheqeri, midis një politike të vjetër   dhe shpifëse dhe politikës tonë për ti dhënë fund njëherë e përgjithmonë kësaj situate në 30 Qershor!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 1.0621950626373
array(1) { ["section"]=> string(129) "u-akuzua-se-ishte-arrestuar-dhe-e-liroi-balla-kandidati-i-ps-i-pergjigjet-berishes-je-drejt-cmendjes-ja-si-eshte-e-verteta-169577" }