U akuzua se pengoi Reformën në Drejtësi, LSI i kthehet Ramës: Ligji u miratua me votat tona

Publikuar tek: politike, më 15:08 06-01-2018 U akuzua se pengoi Reformën në Drejtësi, LSI i kthehet Ramës: Ligji u miratua me votat tona

Gjatë fjalës së tij në punimet e Asamblesë së Partisë Sociliste, Edi Rama e nisi duke akuzuar LSI-në si pjesë e kampit që donte të bllokonte Reformën në Drejtësi, sipas kryeministrit për shkak të frikës nga ligji.

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili i përgjigjet Ramës, duke i kujtuar se në kohën kur Meta ishte kreu i LSI, kjo forcë politike ka qenë promotore për zgjidhjen e shumë situatave, madje me votat e saj është miratuar në kuvend ligji i reformës në Drejtësi me 140 vota.  

 “ Duhet ta dijë çdokush që në atë kohë kishte nevojë për një konsensus të madh, sepse miratimi i Reformës në Drejtësi me 140 vota u realizua falë këmbënguljes së LSI dhe kreut të LSI, Ilir Meta në atë kohë.

Siç e dini, opozita nuk merrte pjesë në punime, pasi Rama donte të shkelte mbi Venecia dhe LSI mundësoi konsensusin. Së dyti, Rama flet për vetingun. Ka një ligj u votua falë votave të LSI mbështetësja kryesore që të shkonte në parlament me 21 vota të LSI.  E njëjta gjë është për ligjin për prokurorinë, e paketën e ligjeve, sot nuk mund të ishin në fuqi. Ka qenë promotori dhe zhbllokuesi i situatave falë votave tona, kurse penguesi i vetëm  ka qenë Edi Rama”, u shpreh Vasili.              

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013147830963135
array(1) { ["section"]=> string(96) "u-akuzua-se-pengoi-reformen-ne-drejtesi-lsi-i-kthehet-rames-ligji-u-miratua-me-votat-tona-105651" }