U akuzuan për abuzim me lejet e ndërtimit në Velipojë, lirohet ish-kreu i komunës dhe 8 ish-zyrtarët

Publikuar tek: aktualitet, më 07:09 06-10-2015 U akuzuan për abuzim me lejet e ndërtimit në Velipojë, lirohet ish-kreu i komunës dhe 8 ish-zyrtarët

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka rivlerësuar dje masën e sigurisë për ish-kreun e Komunës së Velipojës, Nikollë Marku, duke vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, nga “Arrest me burg” që kishte dhënë pak ditë më parë. Marku akuzohet për dhënien e 50 lejeve të ndërtimit në bregdetin e Velipojës përgjatë vitit 2010.

Ndërsa, për 8 ish-zyrtarët e tjerë (ish-anëtarë të KRRT-së) gjykata vendosi, masën e sigurisë “Detyrim paraqitjeje” për katër prej tyre dhe ‘Garanci pasurore” për katër të tjerë.

Çështja u gjykua nga gjyqtarja Luveda Dardha, ndërsa provat materiale u paraqitën nga prokurori, Arben Smaçi. Seanca gjyqësore, e cila zgjati për afro 4 orë, u zhvillua pa praninë e mediave, ndërsa jashtë gjykatës qëndronin familjarët e të pandehurve.

Pas përfundimit të seancës gjyqësore, avokati mbrojtës i ishkryekomunarit të Velipojës u shpreh se nuk është dakord me vendimin e gjykatës, e cila dha “Arrest shtëpie” për ish-kryekomunarin Marku, transmeton "Gazeta Shqiptare".

Sipas mbrojtjes, gjykata në shqyrtimin e saj konstatoi se lejet e ndërtimit janë dhënë në përputhje me vendimet e KRRTRSH-së. Nikollë Marku së bashku me 8 ish-zyrtarë të Komunës së Velipojës u arrestuan më 2 tetor të këtij viti për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Flet psikiatri i vrasësit të policit: Ishte pacient i hershëm, policia nuk na pyeti për aksionin
Arrestohen 6 persona me 10 kg kanabis, 2 në kërkim, qëlluan me armë policinë »
Article Logic
Execution time: 0.011458158493042
array(1) { ["section"]=> string(105) "u-akuzuan-per-abuzim-me-lejet-e-ndertimit-ne-velipoje-lirohet-ish-kreu-i-komunes-dhe-8-ish-zyrtaret-22434" }