U akuzuan për “MOSBINDJE CIVILE” për referendumin e 2017, 12 ish-ministrat e Katalonjës dënohen me 9-13 vite burg (PRECENDENTI SPANJOLL)

Publikuar tek: bota, më 10:10 14-10-2019 U akuzuan për “MOSBINDJE CIVILE” për referendumin e 2017, 12 ish-ministrat e Katalonjës dënohen me 9-13 vite burg (PRECENDENTI SPANJOLL) Ish-politikanët e lartë të Kataonjës në Spanjë gjatë procesit gjyqësor të qershorit 2019

Gjykata e lartë Spanjolle ka dënuar 9 liderë separatist Katalonjës mes 9 dhe 13 viteve burg për kryengritje dhe rolin e tyre në referendumin për pavarësi në 2017, raporton BBC.

Tre të tjerë u gjetën fajtor për mosbindje, dhe u dënuan me gjobë, pa vuajtur dënimin me burg. 12 politikanët dhe aktivistët i kanë mohuar akuzat.

Separatistët në Katalonia planifikuan mosbindje massive civile përpara se të jepej verdikti. Prokuroria kërkoi 25 vite burg për Oriol Junqueras, ish-zv.presidenti i Katalonias dhe lideri më i lartë pro-pavarësisë në gjykatë. Junqueras u dënua me 13 vite burg për rebelim dhe abuzim me fondet publike.

Të tjerët, u dënuan me nga 9 vite burg. Nëntë të akuzuarit u liruan nga akuza serioze e rebelimit.

Duke ndjekur vendimin e gjykatës mbështetësit e pavarësisë së Katalonjës marshuan në Barcelonë duke nxjerrë banera “lironi të burgosurit politikë” ndërkohë që u bëjnë thirrje gjithë qytetarëve të dalin në rrugë. Gjatë fundjavës, qindra protestues dolën nëpër rrugë.

Në 2017, policia dhe protestuesit u përplasën në rrugë ndërkohë që liderët pro-pavarësisë së katalonjës kërkuan një referendum që u shpall ilegal nga gjykata kushtetuese spanjolle.

Vendimi i të hënës erdhi pas 4 muajsh dëgjesash. Gjatë argumenteve permbyllesë në qershor, avokatët mbrojtës i thanë gjykatës se klientëte tyre mohojnë akuzat për rebelim e kryengritje, por pranojnë akuzën më të lehtë të mosbindjes duke abandonuar zyrat publike por duke shmangur burgun.

Disa nga 12 liderët e Katalonjës kanë pasur poste në qeveri dhe parlament, ndërkohë të tjerët kanë qenë aktivistë dhe avokatë. Përpara se të përfundonte gjyqi, 12 mbrojtësve iu dhanë gjithsecilit nga 15 minuta kohë për të prezantuar argumentet e tyre.

Oriol Junqueras, ish-zv.president i Katalonias: Votimi dhe mbrojtja e republikës nga parlamenti nuk mund të jetë një krim.

Jordi Cuixart, president i organizatës kulturore katalonjase Omnium: Ajo që ne bëmë në 1 tetor 2017 ishte një ushtrim i dinjitetit kolektiv

Carme Forcadell, ish-kryetar i parlamentit katalonjas: Nuk kam marrë pjesë në asnjë strategji, e kam përfshirë veten në përmbushjen e detyrave të mia si kryetar i parlamentit

Jordi Turull, ish zëdhënës i qeverisë së Katalonjës: Ne nuk po përfshinim njerëzit për pavarësinë, se kjo ekzistonte, kështu, një zgjidhje politike duhej të jepej

Joaqim Forn, ish ministri I brendshëm i Katalonjës: e mbroj referendumin si politikan, por i kam thënë policisë së katalonjës të ndjekë urdhërat e gjykatës

Jordi Sanchez, activist dhe ish president i asamblesë kombëtare të Katalonjës: Jam viktimë e padrejtësisë – nuk ka ide apo principe që duhet të rrinë të fjetura.

Raul Romeva, ish ministër i jashtëm: Nuk ka ndonjë traktat ndërkombëtar që ndalon të drejtën për vetëvendosje. As në kushtetutën spanjlle.

Dolors Bassa, ish ministri i Punës: Ishte shumë e qartë për ne nëse kishte njerëz që donin votimin kjo do të na ndihmonte ndërkohë që negocionim me Madridin për pavarësinë dhe që ishte dicka për të cilën duhet të binim dakord

Josep Rull, ish ministri i territorit: Njerëzit votuan dhe është mirë që partitë i mbështetën…manifesti ynë ishte për të mos u ndryshuar në gjykatë

Carles Mundo, ish ministri i Drejtësisë: Votimet nuk u paguan me fonde publike, e pashë atë si një protest politike.

Meritxell Borras, ish ministri i qeverisjes: Vota ishte një shprehje politike që nuk ka konsenguenca ligjore.

Santi Vila, ish ministri i biznesit: E pashë referendumin si një protest politike.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.043585062026978
array(1) { ["section"]=> string(138) "u-akuzuan-per-mosbindje-civile-per-referendumin-e-2017-12-ish-ministrat-e-katalonjes-denohen-me-9-13-vite-burg-precendenti-spanjoll-181967" }