Policia ka arrestuar 35-vjeçarin Vasil Rabelin pasi ishte shpallur në kërkim si i dyshuar për vrasje. Rabeli akuzohet për një vrasje të ndodhur në Tiranë tek Liqeni i Thatë, ku mbeti viktimë shtetasi me iniciale A.D.
Policia dyshon se autor i kësaj ngjarje është 35-vjeçari Rabeli i cili në bashkëpunim me shtetasin G.GJ ka qëlluar me armë zjarri viktimën dhe më pas është larguar nga vendngjarja.
Rabeli akuzohet për “vrasje të kryer në bashkëpunim” dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”.