U arrestua 11 vjeç për një protestë, kush është i mituri që u dënua me vdekje (Ngjarja që ngriti në këmbë botën)

Publikuar tek: bota, më 13:17 13-06-2019 U arrestua 11 vjeç për një protestë, kush është i mituri që u dënua me vdekje (Ngjarja që ngriti në këmbë botën)

Dënimi me vdekje është një çështje shumë e diskutuar në botë, ndërsa shumë vende ende e kanë në legjislacion.

Por ky rast është tepër i veçantë.

Në moshën 11-vjeçare, Murtaja Qureiris, një femijë që jetonte në Arabinë Suadite u burgos për shkak se mori pjesë në një protestë me biçikleta në vitin 2011. Në protestë ishin 30 femijë të cilët protestonin me biçikletat e tyre për të drejtat e njeriut dhe të femijëve në Arabinë Saudite.

Murtaja Qureiris, ishtë organizatori i protestës dhe u mbajt në burg të specializuar. Atje thuhet i mituri u dhunua nga autoritetet e burgut dhe madje u torturua psikologjikisht.

Qureiris u mbajt në burg deri në vitin 2018 kur ishte 17-vjeç dhe më pas u dënua nga gjykata me me vdekje pasi u konsiderua si një qytetar kundër shtetit.  

Ky vendim solli reagimin të menjëhershem të organizatave kombëtare të të drejtave të femijëve dhe lajmi i tij u përhap në të gjithë mediat në botë. Gjykata nën presion nga organizatat e të drejtave të njeriut anulloi vendimin dhe deri sot bëhen përpjekje të mëdha që djali që sot është 18-vjeç të lirohet.

62577739_341598693197340_598076949042036736_n.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075500011444092
array(1) { ["section"]=> string(116) "u-arrestua-11-vjec-per-nje-proteste-kush-eshte-i-mituri-qe-u-denua-me-vdekje-ngjarja-qe-ngriti-ne-kembe-boten-168069" }