U arrestua dje në zyrat e OVL – UÇK-së, Prokuroria Speciale: Ka dijeni për krimet e kryera, ka frikësuar dëshmitarët dhe mund të arratisej

Publikuar tek: rajon, më 13:15 26-09-2020 U arrestua dje në zyrat e OVL – UÇK-së, Prokuroria Speciale: Ka dijeni për krimet e kryera, ka frikësuar dëshmitarët dhe mund të arratisej FotoMontazh: Kreu i OVL-UÇK-se Hysni Gucati

Prokuroria Speciale ka zbardhur raportin për arrestimin dje në zyrat e OVL-UÇK-së të kryetarit Hysni Gucati. Sipas prokuorit që ka në dorë hetimet, Hysni Gucati dyshohet se ka dijeni për krimet e kryera dhe ka frikësuar dëshimtarët, duke publikuar emrat e tyre.

“Për Hysni Gucatin ekzistojnë dyshimet e bazuara se ai është përgjegjës për veprat kriminale tentim të kryerjes së shkeljes së frikësimit gjatë procedurave(hetuese) kriminale sipas nenit 387 të Kodit Penal. Poashtu ekziston dyshimi i bazuar se Hysni Gucati është përgjegjës në aspektin kriminal për kryerjen e hakmarrjes sipas nenit 388 të Kodit Penal, më saktësisht ekziston dyshimi i bazuar se Gucati ka mbajtur tri konferenca për shtyp në datat 7, 16 dhe 22 shtator 2020 ku ka shpërnadrë ose ndryshe i ka bërë të qasshme për media të dhënat konfidenciale dhe jo publike dhe dokumentet në lidhje me punën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar përfshirë emrat dhe hollësitë personale të dëshmitarëve(të mundshëm) në këtë mënyrë duke i ekspozuar këta individë ndaj kërcënimeve të mundshme për sigurinë e tyre. Tutje, ekziston dyshimi i bazuar se Gucati është përgjegjës penalisht për shkeljen e fshehtësisë së procedurave sipas nenit 392 të Kodit Penal”, thuhet në fletarrestimin për Hysni Gucatin të publikuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Sipas Prokurorit, kreu i OVL-UÇK-së ka njohje dhe burime policore e infoemative të cilat mund ta ndihmojnë të shkojë në vende ku Dhomat e Specializuara të Hagës nuk kanë akses.

Annex 1 - Public Redacted Version of Arrest Warrant for Hysni Gucati (1) by Newsbomb Albania on Scribd

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011171102523804
array(1) { ["section"]=> string(140) "u-arrestua-dje-ne-zyrat-e-ovl-uck-se-prokuroria-speciale-ka-dijeni-per-krimet-e-kryera-ka-frikesuar-deshmitaret-dhe-mund-te-arratisej-221742" }