U arrestua me armë pranë selisë së PS ku gjendej Rama, ‘arrest me burg’ për VLADIMIR GJUTËN (Dy akuzat e reja që ngriti prokuroria)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:35 09-07-2020 U arrestua me armë pranë selisë së PS ku gjendej Rama, ‘arrest me burg’ për VLADIMIR GJUTËN (Dy akuzat e reja që ngriti prokuroria) Gjuta

"Arrest me burg" për Vladimir Gjutën i cili në prill të 2020-ës u arrestua pranë selisë së PS i maskuar dhe me armë, gjatë kohës që po zhvillohej mbledhja e selisë në të cilën ishte edhe kryeministri Edi Rama.

Ndaj Gjutës janë ngritur dy akuza të reja që lidhen me goditjen dhe kanosjen e punonjësve të policisë në burg, për shkak të detyrës.

Gjuta njihet për disa vepra të tjera penale që i kanë dhënë famë të keqe.

Para se të kapej pranë selisë së PS ai ka dhunuar dhe goditur me çekiç kushëririn e tij, por u lirua pa shumë sqarime nga hekurat e paraburgimit.

Kujtojmë se Vladimir Gjuta u arrestua edhe në vitin 2015 së bashku me Ernest Gjutën dhe Baftjar Brukën, si të akuzuar për vendosjen e tritolit në farmacinë e babait të ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.

Në vitin 2016 ai u arrestua përsëri, pasi këtë herë kishtë dhunuar babanë e tij. Çështja ndaj Gjutës u pushua nga prokurorët Besnik Muçi dhe Edvin Kondili "për mungesë provash" derisa ai u prangos sërish në prill të 2020-ës dhe tasmë po i kalon ditët te ’41-BIS’, pikërisht te regjim i posaçëm që parashikon izolimin e të burgosurve, të cilët dyshohet se mbajnë kontakte me botën e krimit jashtë qelisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0088160037994385
array(1) { ["section"]=> string(133) "u-arrestua-me-arme-prane-selise-se-ps-ku-gjendej-rama-arrest-me-burg-per-vladimir-gjuten-dy-akuzat-e-reja-qe-ngriti-prokuroria-213331" }