U arrestua me bujë për përdhunimin e të miturës, lirohet shefi i Policisë së Fushë-Arrëzit

Publikuar tek: aktualitet, më 20:02 06-06-2020 U arrestua me bujë për përdhunimin e të miturës, lirohet shefi i Policisë së Fushë-Arrëzit Foto ilustruese

Shefi i Policisë së Fushë-Arrëzit Izmir Duraku i arrestuar mbrëmjen e djeshme për përdhunimin e një vajzë që kishten shkuar për të denoncuar një përdhunim tjetër, është liruar.

Prokuroria e ka cilësuar arrestimin e Duraku të paligjshëm. Gjithashtu, burime pranë Prokurorisë bëjnë me dije se nuk janë gjetur prova në lidhje me rastin e abuzimit.

Mësohet se Prokuroria nuk ka kërkuar asnjë masë ndaj Izmir Durakut, por ai vetëm ëhstë ndaluar dhe është dërguar në paraburgim mbrëmjen e djeshme, nga ku ka dalë i lirë sot. Brenda 48 orëve Durakut duhet t’i komunikohej masa e ndalimit, por Oficeri i Policisë Gjyqësore dhe Prokuroria e Shkodrës nuk e kanë dërguar dosjen fare në Gjykatë me arsyen se nuk ka prova.

Në fakt, vetë Policia e Shtetit lajmëroi me bujë arrestimin e Izmir Duraku dje, ndërsa u bënte thirrje qëytetarëve që të mos heshtnin por të denonconin çdo rast në Polici.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0099339485168457
array(1) { ["section"]=> string(96) "u-arrestua-me-buje-per-perdhunimin-e-te-mitures-lirohet-shefi-i-policise-se-fushe-arrezit-209320" }