U arrestua në Korenë e Veriut për vjedhjen e posterit, vdes studenti amerikan

Publikuar tek: bota, më 10:25 20-06-2017 U arrestua në Korenë e Veriut për vjedhjen e posterit, vdes studenti amerikan

Është ndarë nga jeta Otto Warmbier, studenti amerikan, i cili u mbajt i arrestuar në Korenë e Veriut për gati një vit e gjysmë. Njoftimin e dha familja e tij të hënën pasdite.

Warmbier u kthye në Shtetet e Bashkuara javën e kaluar në gjendje kome. Mjekët në qytetin e tij Sinsinati të Ohajos thanë se 22-vjeçari kishte pësuar dëmtime të rënda në tru kur mbahej në Korenë e Veriut, por nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi komën, shkruan VOA. 

“Është detyra jonë e trishtuar të raportojmë se djali ynë, Otto Warmbier, e ka përfunduar udhëtimin e tij për në shtëpi. Keqtrajtimi i tmerrshëm të cilit djali ynë iu nënshtrua në duart e koreanoveriorëve bëri që ky të ishte rezultati i vetëm i mundshëm”, tha familja e tij në një deklaratë.

Koreja e Veriut tha se Warmbier ra në komë shumë shpejt pasi u dënua në mars të vitit të kaluar nën akuzën se kishte vjedhur një poster politik nga një hotel i Koresë së Veriut.

Por familja Warmbier e ka vënë në dyshim këtë pohim, duke thënë se ishte regjimi i izoluar i Penianit që e “brutalizoi” djalin e tyre.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E pabesueshme, fëmija lind në avion dhe fiton një dhuratë të jashtëzakonshme nga kompania
Gjenden rreth 75 artefakte naziste në dhomën e fshehtë të një shtëpie në Argjentinë »
Article Logic
Execution time: 0.011466979980469
array(1) { ["section"]=> string(82) "u-arrestua-ne-korene-e-veriut-per-vjedhjen-e-posterit-vdes-studenti-amerikan-83143" }