U arrestua në Shqipëri, Rusia kërkon ekstradimin e pjesëtarit të ISIS-it

Publikuar tek: aktualitet, më 18:47 27-08-2019 U arrestua në Shqipëri, Rusia kërkon ekstradimin e pjesëtarit të ISIS-it Shtetasi rus, luftetar i ISIS, Rasul Miklaev

Shtetasi rus Rasul Miklaev, i kapur para disa kohësh në Shqipëri dhe i dyshuar për terrorizëm, është kërkuar nga shteti rus që të ekstradohet atje.

Miklaev pritet që të dalë para gjykatës së Durrësit pas dy ditësh, ndërkohë që prokuroria ka kërkuar ekstradimin e tij në Rusi, vend në të cilin është dënuar për akuzën e terrorizmit.

Shtetasi rus u ndalua gjatë muajit Korrik në Shqipëri, pasi kishte hyrë nga Greqia.

Sipas informacioneve të disa agjensive ligjzbatuese, Rasul Miklaev është pjesë e grupimit terrorist të Jaish al Muhaxhirin al Ansëar, pjesë e shtetit islamik ISIS.

Provat kanë treguar se 34-vjeçari rus ka qëndruar për 11 muaj në qendrën se Kareçit dhe ka udhëtuar në vitin 2013 nga Rusia në Turqi dhe më pas në Siri, ku në qytetin Kharitan i është bashkuar njësisë së armatosur të organizatës terroriste.

34 vjeçari prezantohej përpara stafit të Kareçit me pseudonimin Diego Maradona.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009253978729248
array(1) { ["section"]=> string(78) "u-arrestua-ne-shqiperi-rusia-kerkon-ekstradimin-e-pjesetarit-te-isis-it-176475" }