U arrestua se përhapi panik me lajme të rreme, jepet masa për studenten nga Durrësi

Publikuar tek: aktualitet, më 13:09 02-12-2019 U arrestua se përhapi panik me lajme të rreme, jepet masa për studenten nga Durrësi Studentja Xhulia Aliaj

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë për studenten Xhulia Aliaj, e cila u arrestua për përhapjen e ‘lajmeve të rreme’ në lidhje me tërmetin.

Mësohet se Aliaj është lënë e lirë dhe ndaj saj është caktuar masa ‘Detyrim paraqitje’.

Kujtojmë që Aliaj është studente pranë Universitetit të Durrësit. Në shoqëri, ajo njihet si një vajzë besimtare, dhe praktikante e fesë katolike.

Aliaj u arrestua pasi ngriti shqetësimin se në Porto Romano ishin shkaktuar dëme nga tërmeti, si dhe i bëri thirrje qytetarëve të largoheshin nga zona.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021951913833618
array(1) { ["section"]=> string(89) "u-arrestua-se-perhapi-panik-me-lajme-te-rreme-jepet-masa-per-studenten-nga-durresi-188124" }