U arrestuan gjatë operacionit “VOL-VO 4”, GJYKATA merr vendimin për dy ish-deputetët NDOKA dhe ÇUKO

Publikuar tek: aktualitet, më 16:09 11-01-2019 U arrestuan gjatë operacionit “VOL-VO 4”, GJYKATA merr vendimin për dy ish-deputetët NDOKA dhe ÇUKO

Gjykata e Krimeve të Rënda ka refuzuar kërkesën e dy ish-deputetëve të Partisë Socialiste, Arben Çuko dhe Arben Ndoka, për heqjen e masës “arrest me burg”.

Dy ish deputetët u arrestuan në tetor të vitit të kaluar gjatë operacionit të koduar “Vol-vo 4”, së bashku me 35 persona të tjerë të akuzuar si pjesë e grupit kriminal të Avdylajve me bazë në Shijak.

Ndoka dhe Çuko do të vijojnë të qëndrojnë në arrest shtëpie, ndërsa personat e tjerë të arrestuar gjatë këtij operacioni në kuadër të “Forcës së Ligjit”, ndodhen aktualisht në burg, 10 të tjerë në arrest shtëpie dhe 3 me detyrim paraqitje.

Më herët Ndoka dhe Cuko kërkuan veçimin e dosjes së tyre nga bandat, por kërkesa nuk u pranua nga trupa gjykuese.

Arben Ndoka u arrestua pasi ishte i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash Shëngjin, ndërsa ish deputeti dhe ish-drejtori i Burgjeve Arben Çuko u vu në pranga si i përfshirë me pjesëtarët e grupit të Shijakut.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vjedhja e armëve, Manjani thirrje NATO-s: Ruani depot e Shqipërisë, lëreni Irakun e Afganistanin
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi zhvillon në 15 janar mbledhjen e parë, çfarë do diskutohet »
Article Logic
Execution time: 0.0048768520355225
array(1) { ["section"]=> string(103) "u-arrestuan-gjate-operacionit-vol-vo-4-gjykata-merr-vendimin-per-dy-ish-deputetet-ndoka-dhe-cuko-148390" }