U bë baba për herë të dytë, Artan LAME uron publikisht TAHIRIN me MEDALJET e argjenda: Sajme, jetë të gjatë, do jetë mbi tokë…

Publikuar tek: fcb-bomb, më 23:01 19-04-2019 U bë baba për herë të dytë, Artan LAME uron publikisht TAHIRIN me MEDALJET e argjenda: Sajme, jetë të gjatë, do jetë mbi tokë…

Ditën e sotme, ish-ministri i i Brendshëm Saimir Tahiri ka dhënë lajmin se është bërë baba i një djali për herë të dytë.

Ai e ka pagëzuar të birin me emrin e veçantë Golik, që është një mal në Tepelenë, andej nga ka origjinën ish-ministri.

Urimi i parë publikë për Golikun vjen nga drejtori i Kadastrës, Artan Lame, që njëherësh është edhe mik i afërt i Tahirit.

Lame ka publikuar disa medalje nga koleksioni i tij dhe i ka shoqëruar me disa fjalë vërtetë me vlerë, dedikuar të voglit.

Statusi i plotë:

GOLIKU

Goliku është një mal që ngrihet atje përmbi Vjosë tash miliona vjet.

Mes gjërave të mia të historisë, e kam ndeshur shpesh emrin e tij të gdhendur në argjend e bronx nëpër medaliet italiane të Luftës së Fundit (asaj prej vërteti më ‘40-ën, se luftra me njëri-tjetrin bëjmë përditë ne shqipot).

Do ketë kënduar dyfeku vënçe nëpër shpatet e Golikut, qëkur i ka bërë italianët ta përmendin kaq shpesh nëpër kujtesën e tyre të metaltë.

S’ka tri ditë që Sajmiri e zgjodhi atë emër të stërvjetër për ta përcjellë me birin e tij.

Sajme, jetë të gjatë Golikut të vogël që, bashkë me Golikun e madh, do jenë mbi këtë tokë edhe kur ne të mos jemi më!

AL

57311490_2285627161704110_3205506510171930624_n.jpg

57540213_2285627168370776_6675015756561776640_n.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023236989974976
array(1) { ["section"]=> string(128) "u-be-baba-per-here-te-dyte-artan-lame-uron-publikisht-tahirin-me-medaljet-e-argjenda-sajme-jete-te-gjate-do-jete-mbi-toke-161111" }