U bë nënë për herë të parë, kryeredaktorja e Newsbomb mesazh të birit të porsalindur: Mos harro sa njerëz u lodhën për ty, një ditë do duhet t’ua kthesh

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:10 27-10-2019 U bë nënë për herë të parë, kryeredaktorja e Newsbomb mesazh të birit të porsalindur: Mos harro sa njerëz u lodhën për ty, një ditë do duhet t’ua kthesh

Ditën e sotme kryeredaktorja e newsbomb.al Anta Muçaku është bërë nënë për herë të parë.

Ajo ka sjellë në jetë një djalë, të cilin e ka pagëzuar me emrin Fllad.

Nuk kishte se si ky moment i rëndësishëm në jetën e Antës të kalonte pa emocione dhe urime.

Ka qenë vetë kryeredaktorja e newsbomb.al, që përmes një statusi në ‘Facebook’ ka dhënë një mesazh dedikuar të birit.

Ajo kujton çdo ndjesi që ka përjetuar nga ngjizja e Flladit e deri tek momenti që ai erdhi në jetë.

Anta nuk harron të falenderojë edhe personat që i kanë qëndruar pranë gjatë shtatzënisë, duke këshilluar kështu edhe të voglin e saj që një ditë t’ia kthejë të gjithë këtë mirënjohje.

Stafi i newsbomb uron Flladin të rritet i lumtur pranë familjes.

Mesazhi i plotë:

Ditën që zbulova se ti ishe ngjizur brenda meje u ndjeva çuditshëm.

Edhe pse të kisha dëshiruar aq shumë, emocioni, ankthi, pasiguria e frika më kapluan të gjithën.

Pastaj, kur të dëgjova rrahjet e zemrës, m’u zhduk çdo hije dyshimi dhe thjesht falenderova të madhin Zot që ishe aty.

Fllad, ti ma zbute krejtësisht qenien e njëherazi më bëre të zbuloj një forcë të jashtëzakonshme, një forcë që kurrë s’e mendoja se e kisha.

Këto kanë qenë muaj të bukur por edhe tejet të vështirë, i shtrenjti im. Padyshim sfida më e madhe e jetës sime...

Kam numëruar çdo ditë tënden brenda meje dhe kur vinte dita tjetër më dukej sikur kisha korrur ndonjë fitore të madhe.

Por ashtu ishte vërtet sepse ne ia dolëm Fllad, ia dolëm që pavarësisht gjithçkaje, të lindnim në kohë!

Sigurisht asgjë s’do kishim bërë pa përkujdesjen e sakrificat e jashtëzakonshme të babit tënd të mrekullueshëm, apo pa mbështetjen e shumë të afërmve e miqve që lanë pushimet e hallet e tyre dhe na ndenjën pranë.

Por përjetë mirënjohës, Flladi im, duhet t’i jemi stafit të “Mbretëreshës Geraldinë” me në krye Eliona Demaliajn që u kujdes jo vetëm për ne por për të gjitha mamat që jetonin mes frikës e shpresës për bebat e tyre.

Mirënjohje edhe për infermieret e mamitë e Geraldinës; për Jetën gojëëmbël, Dianën e palodhur pogradecare me 25 vite përvojë mbi shpinë, Gretën kuqalashe aq shumë të përkujdesur, Malvinën me dorën pupël e Mirën që e kërkonte i gjithë spitali.

Mirënjohje pafund edhe për zonjat e pastrimit, zonjat e kuzhinës, lavanderisë... këdo, absolutisht këdo që punon në këtë spital ku pavarësisht të gjithave, jepet shumë dashuri e përkujdes.

Shumë falenderime edhe për stafin e neësbomb dhe drejtoren Anila Basha për mbështetjen e vazhdueshme e të pakushtëzuar gjatë kësaj periudhe jo të lehtë.

Ps. Fllad, për gjithë ç’hoqa, kur të dilje, të kisha premtuar “një dru të mirë” por tani që të kam, thjesht nuk ngopem dot duke të puthur e parë.

Je ndjenja më e fortë, më e bukur dhe më e vërtetë që kam përjetuar ndonjëherë!

Qofsh i mbarë Fllad dhe kurrë mos harro sa njerëz u lodhën për ty e të deshën aq shumë, pa të njohur ende.

Një ditë do duhet t’ua kthesh...

74232825_10216395753268442_3091472323849486336_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073959827423096
array(1) { ["section"]=> string(156) "u-be-nene-per-here-te-pare-kryeredaktorja-e-newsbomb-mesazh-te-birit-te-porsalindur-mos-harro-sa-njerez-u-lodhen-per-ty-nje-dite-do-duhet-t-ua-kthesh-183695" }