U bllokua nga OFL-ja, SPAK kërkon të hiqet sekuestro për një banesë në Shkodër: U vendos në kundërshtim me ligjin

Publikuar tek: aktualitet, më 20:55 24-02-2020 U bllokua nga OFL-ja, SPAK kërkon të hiqet sekuestro për një banesë në Shkodër: U vendos në kundërshtim me ligjin

Prokuroria e Posaçme AntiKorrupsion (SPAK) ka kërkuar që të hiqet sekuestro për një banesë njëkatëshe të bllokuar në Shkodër nga Operacioni Forca e Ligjit.

SPAK bën me dije se ka dërguar aktet për 7 (shtatë) raste, për miratim sekuestroje në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pasuritë e mëposhtme:

1- Ndërtesë katër kate me pishinë, e ndodhur në Shkodër.

2- Automjeti, marka “Jeep”, vit i prodhimit 2008.

3- Automjet, marka “Audi A8”.

4- Vilë katërkatëshe e ndodhur në Pjezë, Durrës.

5- Kompleksi “Golden Resort”, i ndodhur në Pjezë, Durrës.

6- Karburanti “ALT OIL 2008”, i ndodhur në Pjezë, Durrës.

7- Vilë dykatëshe, e ndodhur në Pjezë, Durrës.

8- Pasuria tokë arë, me sipërfaqe 3280 m2, e ndodhur në Pjezë, Durrës.

9- Pasuria tokë arë, me sipërfaqe 398 m2, e ndodhur në Pjezë, Durrës.

10- Pasuria tokë arë, me sipërfaqe 561 m2, e ndodhur në Pjezë, Durrës.

11- Pasuria, me sipërfaqe 700 m2, nga të cilat truall nën objekt 478 m2, godinë ekonomike 2 kate dhe ambiente shërbimi (Shoqëria “SABA-Taullau 3” shpk), e ndodhur në Lushnjë.

12- Pasuria me sipërfaqe 595 m2, nga të cilat truall nën objekt 418.72 m2, godinë ekonomike 2 (dy) kate, karburant dhe ambiente shërbimi, e ndodhur në Lushnjë.

13- Pasuria me sipërfaqe 235 m2, nga të cilat truall nën objekt 104.7 m2, godinë banimi 2 (dy) kate, e ndodhur në Lushnjë.

14- Pasuria me sipërfaqe 465 m2, nga të cilat truall nën objekt 155 m2, godinë ekonomike 1(një) kat dhe podrum, e ndodhur në Lushnjë.

15- Automjet tip “Nisan Pathfinder”, ngjyrë gri.

16- Automjeti tip “JEEP”, me ngjyrë të errët

Ndërkohë, më datë 22.02.2020 është vendosur heqja e masës së sekuestros (në kushte emergjence) të vendosur me Urdhërin Nr.138 datë 04.02.2020, të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për pasurinë “Banesë 1 (një) kat, e ndodhur në Shkodër”, pasi u vlerësuar që është sekuestruar në kundërshtim me kërkesat e Aktit Normativ.

Në lidhje me kërkesat e tjera të paraqitura për vlerësim nga Policia e Shtetit, vazhdojnë procedurat e vlerësimit nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0090210437774658
array(1) { ["section"]=> string(118) "u-bllokua-nga-ofl-ja-spak-kerkon-te-hiqet-sekuestro-per-nje-banese-ne-shkoder-u-vendos-ne-kundershtim-me-ligjin-196318" }