U bllokuan gjatë natës, shpëtohen tre turistë në kanionin e Gjipesë

Publikuar tek: kulture-art, më 12:03 17-07-2019 U bllokuan gjatë natës, shpëtohen tre turistë në kanionin e Gjipesë Foto ilustruese

Shpëtohen tre turistë gjermanë të bllokuar në kanionin e Gjipesë në Himarë.

Mësohet se dy vajza dhe një burrë ishin bllokuar në kanion gjatë natës.

Ata kishin dhënë alarmin SOS për të kërkuar ndihmë.

Punonjës të policisë dhe zjarrfikëses kanë shkuar në vendngjarje dhe pas dy orësh kanë mundur t'i nxjerrin turistët me litarë.

Fatmirësisht raportohet se ashtu si dy vajzat edhe burri janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025514125823975
array(1) { ["section"]=> string(73) "u-bllokuan-gjate-nates-shpetohen-tre-turiste-ne-kanionin-e-gjipese-172480" }