U citua nga kryeministri për Teatrin Kombëtar, aktorja nxjerr bllof Ramën: Zakon i vjetër i politikës që thotë të vërteta gjysmake

Publikuar tek: aktualitet, më 20:47 18-08-2019 U citua nga kryeministri për Teatrin Kombëtar, aktorja nxjerr bllof Ramën: Zakon i vjetër i politikës që thotë të vërteta gjysmake Aktorja Mariana Kondi dhe kryeministri Rama

Aktorja Mariana Kondi ka reaguar pasi kryeministri Rama bëri një postim duke e cituar atë për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Kondi deklaroi se zanati i vjetër i politikës është që të citojë gjysëm të vërteta gjë që e bën të gënjeshtërt atë të vërtetë.

Sipas aktores, kryeministri nuk e ka cituar plotësisht dhe nuk do të lejojë që të përdoret nga politika.

Kujtojmë se kryeministri Rama gjatë ditës së sotme postoi një mesazh të aktores Mariana Kondi, e cila sipas tij ishte pro shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Rama shkroi se aktorja ka mbështetur çdo iniciativë që kërkon t’i japë kombit, qytetit, publikut, aktorëve, regjisorëve, një teatër që kanë dashur të gjithë, por pa gjymtuar shtratin e sotëm të teatrit.

Por nga ana tjetër aktorja e ka mohuar këtë fakt duke reaguar me anë të një postimi duke theksuar se është cituar gabim.

Postimi i plotë:

Unë vlej !

Jam aktorja dhe punonjësja e parë e cila në vitin 2014 reformoi Teatrin Kombëtar duke më larguar nga puna ( arsyet e së cilës i di vetëm drejtuesi i institucionit)

Jam aktorja që Shteti Shqiptar dëmshpërbleu me XX000000 lekë për largimin tim të padrejtë nga puna.

Jam aktorja që sot Kryeministri i Shqipërisë më dedikon një status në faqen e tij.

Jam aktorja që konsiderohem nga një Kryeministër Artist si një ndër artistet që ka mbledhur më shumë duartrokitje në skenën e Teatrit Kombëtar.

Shoh që jam cituar por jo plotësisht, zakon i vjetër i politikës që në rastin më të mirë e thotë të vërtetën përgjysmë dhe kjo e bën atë të gënjeshtërt. Kryeministri apo çdo palë politike duhet t'i citojë dhe referojë artistët në gjithë të vërtetën e tyre dhe e verteta ime është që pasi kam kërkuar kushte, më kanë larguar nga puna në teatrin kombëtar, pikërisht unë që Kryeministri thotë që jam duartrokitur shumë.

Jam distancuar nga debati për teatrin dhe do të përfshihem kur të shoh që mendimi i artistit vërtetë vlen për teatrin dhe jo për përdorim politik.

Unë vlej !

Vlej sa gjithë duartrokitjet e publikut tim.

Statusi i plotë i kryeministrit Rama:

Mariana Kondi, e cila i ka dhënë publikut shumë personazhe të spikatur në skenë e në ekran, është një nga aktoret që ka mbledhur më shumë duartrokitje në sallën e Teatrit Kombëtar. Ajo ka një qëndrim të qartë në debatin për godinën e teatrit, njësoj si shumica dërrmuese e komunitetit teatror.

Mesazhi i aktores Mariana Kondi postuar nga kryeministri:

Përtej së kuqes, llozhave, poltronave dhe perdes kadife, lëngonte një teatër i amortizuar e i braktisur nga instancat shtetërore. E kuqja e sallës ishte skuqja nga turpi i këtij shpirti që vuante. Të tillë për fatin e keq e gjej dhe sot. Kjo gjendje shton nevojën për të kërkuar një teatër të ri, të mirëmbajtur, me të gjithë elementët teknik si hapësira skenike, akustika, numri i sallave, elementët audio dhe ndriçim, kapacitet të lartë të vendeve për publikun, ambiente bashkëkohore pune për aktorët. Dhe këtë s’e kërkoj për vete, por për gjeneratat që do vijnë. Kërkesa për një teatër të tillë (pa cënuar asnjë centimetër nga territori ekzistues). Ndaj mbështes çdo iniciativë që kërkon t’i japë kombit, qytetit, publikut, aktorëve, regjisorëve, një teatër që kemi dashur, por pa gjymtuar shtratin e sotëm të teatrit.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097649097442627
array(1) { ["section"]=> string(135) "u-citua-nga-kryeministri-per-teatrin-kombetar-aktorja-nxjerr-bllof-ramen-zakon-i-vjeter-i-politikes-qe-thote-te-verteta-gjysmake-175720" }