U dëmtua nga tërmeti, IKMT hedh në erë sot pallatin 6 katësh në Durrës (FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:55 04-06-2020 U dëmtua nga tërmeti, IKMT hedh në erë sot pallatin 6 katësh në Durrës (FOTO) Pallati qe do shembet

Ditën e sotme IKMT, do të prishë me shpërthim të kontrolluar një pallat 6 katësh në Durrës.

 

Pallati i dëmtuar gjatë tërmetit të 26 nëntorit do të shembet sot në orën 13.00 në bulevardin e Durrësit, duke përdorur 2.5 kilogramë lëndë eksplozive c4.

"IKMT, do të prishë me shpërthim të kontrolluar pallatin 6 katësh Një tjetër pallat do te prishet sot ne orën 13.00 me shpërthim te kontrolluar nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.

Objekti gjashtë katësh ndodhet në bulevardin Durrës, dhe ka rezultuar i dëmtuar rëndë nga tërmeti i nëntorit. Specialistët kanë hapur në trupin e objektit 300 furnela (vrima) dhe do të përdorin 2.5 kilogramë lëndë eksplozive c4", njofton IKMT.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096771717071533
array(1) { ["section"]=> string(81) "u-demtua-nga-termeti-ikmt-hedh-ne-ere-sot-pallatin-6-katesh-ne-durres-foto-209020" }