U dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit, nis puna për ringritjen e Kullës C në Kalanë e Durrës

Publikuar tek: kulture-art, më 19:45 02-06-2020 U dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit, nis puna për ringritjen e Kullës C në Kalanë e Durrës Kulla C e kalase se Durresit

Ministrja e Kulturës Elva Margariti lajmëron se ka nisur puna për ringritjen e Kullës C në Kalanë e Durrësit, e cila u dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

“Ka nisur puna për ringritjen e Kullës C, në Durrës, e dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Një financim i Qeverisë Suedeze, që na ndihmoi në ditë të vështira. Bashkë me profesorët e nderuar Pirro Thomo e Gjerak Karaiskaj ishim sot pranë objektit, ku qytetërime, ngjarje historike e fatkeqësi natyrore kanë lënë gjurmët e tyre”, shkruan ministrja Margariti.

Kulla C është një nga kullat fortifikuese të të Kalasë së Durrësit. Kalaja është e lashtë sa vetë qyteti i Durrësit. Gjatë shekujve ajo është prishur dhe rindërtuar disa herë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094950199127197
array(1) { ["section"]=> string(101) "u-demtua-rende-nga-termeti-i-26-nentorit-nis-puna-per-ringritjen-e-kulles-c-ne-kalane-e-durres-208828" }