IKMT ka nisur aksionin për shembjen e godinave të konvikteve të Universitetit Bujqësor të Tiranës.
Shembja e tyre do të bëhet përmes shpërthimit të kontrolluar nga ekspertët e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.
Pas prishjes, në UBT dhe QS do të ndërtohen kampuset universitare.
Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi dëme të mëdha dhe këto godina u konstatuan të pabanueshme.