U dëmtuan nga tërmeti, Këshilli Bashkiak i Kurbinit miraton shembjen e 7 pallateve

Publikuar tek: aktualitet, më 20:38 11-12-2019 U dëmtuan nga tërmeti, Këshilli Bashkiak i Kurbinit miraton shembjen e 7 pallateve FotoArkive: Nje pallat i demtuar nga termeti

Këshilli Bashkiak i Kurbinit ka miratuar shembjen e 7 pallateve të shpallur të pabanueshëm pasi janë dëmtuar nga tërmeti i datës 26 nëntor.

Mësohet se Këshilli i Bashkisë së Kurbinit i ka hapur rrugë shembjes së këtyre pallateve të dëmtuara dhe të shpallura si të pabanueshëm nga ekipet e ekspertëve. Shtatë pallatet e dëmtuara ndodhen në lagjen numër 4 në qytetin e Laçit, ndërsa me shembjen e tyre do të nisë puna për rindërtimin e blloqeve të reja të pallateve.

Kujtojmë sem tërmeti i fortë i 26 nëntorit u mori jetën 51 personave, 1 mijë u plagosën, ndërsa mijëra të tjerë mbetën të pastrehë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026205062866211
array(1) { ["section"]=> string(88) "u-demtuan-nga-termeti-keshilli-bashkiak-i-kurbinit-miraton-shembjen-e-7-pallateve-189130" }