U dënua me 1 mln lekë për shpifje ndaj Veliajt, reagon Vokshi: Do ndërmarr çdo hap ligjor për ta zhbërë vendimin e gjyqtares (PARALAJMËRIMI i fortë)

Publikuar tek: politike, më 14:27 10-10-2019 U dënua me 1 mln lekë për shpifje ndaj Veliajt, reagon Vokshi: Do ndërmarr çdo hap ligjor për ta zhbërë vendimin e gjyqtares (PARALAJMËRIMI i fortë) Albana Vokshi

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka reaguar për dënimin me 1 milion lekë pas padisë së kryebashkiakut Erion Veliaj për shpifje.

Në një postim në Facebook, Vokshi ngre akuza të forta ndaj gjyqtares Migena Laska, teksa thotë se ka marrë një vendim absurd pa bërë asnjë hetim.

Sipas saj, Laska këtë vendim e ka marrë pasi ka qenë nën presionin e vettingut, ndërsa thotë se do të marrë çdo hap ligjor për ta zhbërë vendimin e gjyqtares.

“PD disponon dokumenta të tjerë zyrtarë që vërtetojnë se Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj vazhdon të shkelë ligjin duke mbledhur të dhënat personale të prindërve të fëmijëve, që regjistrohen në arsimin parashkollor. Për këtë jemi duke bërë gati denoncimin dhe padinë kundër Kryetarit të Bashkisë së Tiranës”, paralajmëron Vokshi.

Reagimi i plotë:

Disa muaj më parë Partia Demorkatike publikoi dokumenta zyrtarë për të treguar se Erion Veliaj, në shkelje të ligjit, po mblidhte të dhënat personale të prindërve nga kopshtet dhe çerdhet me synim përdorimin e tyre në fushatë elektorale.

Pa bërë asnjë hetim për këtë, në shkelje të çdo procedure të drejtë dhe të paanshme, gjyqtarja Migena Laska nuk i ka dhënë të drejtë mijëra prindërve që shprehin shqetësim për marrjen e paligjshme nga Bashkia e Tiranës të të dhënave të tyre personale, por, në mënyrë të padrejtë, i është nënshtruar pushtetit të Erion Veliajt. Është aq absurd ky vendim, saqë nga njëra anë më bën me faj pse kam denoncuar aktivitetin e paligjshëm të Erion Velisë, nga ana tjetër rrëzon kërkesën e tij që unë të bëj përgënjeshtrim.

Unë jam e qetë, sepse e di që kam mbrojtur interesin publik dhe jam bërë zëri i mijëra prindërve, të dhunuar në të drejtat e tyre nga Kryetari mashtrues i Bashkisë se Tiranës. Në ketë betejë nuk kam për të bërë asnjë hap pas!

As Erion Veliaj, as Edi Rama, as drejtësia e tyre e korruptuar apo e frikësuar deri në palcë me vetingun politik, nuk kanë për të më ndalur dhe nuk kanë për t’ia mbyllur gojën opozitës nga denoncimi i krimeve të pushtetit dhe akteve të tij korruptive.

PD disponon dokumenta të tjerë zyrtarë që vërtetojnë se Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj vazhdon të shkelë ligjin duke mbledhur të dhënat personale të prindërve të fëmijëve, që regjistrohen në arsimin parashkollor. Për këtë jemi duke bërë gati denoncimin dhe padinë kundër Kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Në lidhje me vendimin e padenjë të gjyqtares Laska do të marr çdo hap ligjor për ta zhbërë atë!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02210807800293
array(1) { ["section"]=> string(151) "u-denua-me-1-mln-leke-per-shpifje-ndaj-veliajt-reagon-vokshi-do-ndermarr-cdo-hap-ligjor-per-ta-zhbere-vendimin-e-gjyqtares-paralajmerimi-i-forte-181511" }