Komisioneri Publik ankimon vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për përfundimin e procesit të vettingu për ish-gjyqtarin Ibrahim Hoxha. Sipas KP, Kolegji i Posaçëm i Apelimit duhet të vendosë për rastin e ish-gjyqtarit Hoxha, dhe më këtë rast të qartësojë KPK për çështje të ngjashme.
Në vendimin për mbylljen e procesit të vettingut për Ibrahim Hoxhën, nga KPK thuhet se ky organ ka vendosur “Të deklarojë të përfunduar procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit, z.Ibrahim Hoxha, pa një vendim përfundimtar, për shkak se subjekti i rivlerësimit ka humbur statusin e magjistratit."
Shkak për këtë vendim të KPK është bërë dënimi me vendim të formës së prerë nga KLD, ndaj ish-gjyqtarit. Ai është dënuar me 2 vite burg për një rryshfet 6 milion lekë dhe nuk e ka ankimuar vendimin.
Por, Komisioneri Publik kërkon që Kolegji i Posaçëm i Apelimit të ndryshojë vendimin për ish-gjyqtarin Ibrahim Hoxha dhe në në arsyetim të mos shkruhet që procesi i vettingut ka përfunduar pa vendim përfundimtar, por të saktësohet si më poshtë:
- Ndryshimin e pikës 1 të dispozitivit të vendimit nr. 316, datë 17.11.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, me këtë përmbajtje: “1. Të deklarojë të ndërprerë procesin e rivlerësimit kalimtar, për subjektin e rivlerësimit, z. Ibrahim Hoxha, për shkak të humbjes së statusit të magjistratit, pasi është dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi”;
si dhe
Të orientojë Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për zgjidhjen e çështjeve të ngjashme mbi nevojën për saktësimin e bazës ligjore, arsyetimin ndryshe të vendimit dhe, sipas vlerësimit të Kolegjit, saktësimin e dispozitivit në pikën 1 të tij.
//NEWSBOMB.AL.
45.Ankim Kundër Vendimit Nr. 316 Datë 17.11.2020 Të KPK Së Për Sr z. Ibrahim Hoxha by Newsbomb Albania on Scribd