U dënua me një muaj burg, Navalny thirrje nga qelia: Dilni në rrugë, mos kini frikë! (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 20:52 18-01-2021 U dënua me një muaj burg, Navalny thirrje nga qelia: Dilni në rrugë, mos kini frikë! (VIDEO) Alexei Navalny

Lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny i ka bërë thirrje popullit që të dalin në rrugë për të protestuar.  

Përmes një video në rrjetet sociale, nga dhoma e paraburgimit, Navalny i ka kërkuar rusëve që të dalin jo për atë, por për të ardhmen e tyre.

“Mos keni frikë, dilni në rrugë. Mos dilni për mua, dilni për veten dhe të ardhmen tuaj”, tha Navalny në videon e publikuar në Tëitter.

Navalny u arrestua të dielën në aeroportin Sheremetyevo, pasi ai arriti me aeroplan nga Gjermania.

Një gjykatë në Moskë i ka caktuar një paraburgim deri më 15 shkurt.  

Seanca është caktuar për më 29 janar, në mënyrë që të përcaktohet nëse dënimi me kusht do të ndryshohet. Navalny njihet edhe si kritiku direkt i presidentit, Vladimir Putin.  

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shpërthimi i fortë në një minierë ari në Kinë, të bllokuar dhjetëra minatorë: Mos ndaloni derisa të na gjeni...
Conte kalon testin e parë, kabineti i tij merr mbështetjen e 321 deputetëve »
Article Logic
Execution time: 0.01161003112793
array(1) { ["section"]=> string(93) "u-denua-me-nje-muaj-burg-navalny-thirrje-nga-qelia-dilni-ne-rruge-mos-kini-frike-video-235497" }