U dënua si antikomunist se shpërndante thirrje kundër regjimit, gazetari për Reshat Kripën: La pas një model lirie dhe demokracie (Traktet)

Publikuar tek: aktualitet, më 23:36 05-12-2019 U dënua si antikomunist se shpërndante thirrje kundër regjimit, gazetari për Reshat Kripën: La pas një model lirie dhe demokracie (Traktet) Ish i burgosuri dhe i perndjekuri politik, Reshat Kripa

Ish i burgosuri dhe i përndjekuri politik Reshat Kripa, ndërroi jetë ditën e sotme në moshën 83 vjeçare.

Reshati që në moshën 15 vjeçare së bashku me dy shokë të tij shpërndanë në vitin 1951 trakte kundër regjimit ku bënin thirrje për rrëzimin e diktaturës.

Gazetari Ergys Alushi me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka renditur disa arsye se përse ish i përndjekuri politik Reshat Kripa ishte kundër atij regjimi.

Sipas gazetarit antikomunisti Reshat Kripa ndërroi jetë duke lënë pas një model antiregjim, një model lirie dhe demokracie ku askush nuk mund të persekutohet per shkak të bindjeve dhe atyre që mendon e shpreh.

Postimi i plotë:

Nuk është faj dhe aq më tepër krim që të jesh antikomunist.

Sidomos kur komunizmi shqiptar t’i merr të gjitha.

Pas biznesit e pasurisë të merr edhe lirinë, të poshtëron.

Si çdo fëmijë në moshën e tij, edhe ai do të rritej me biseda e frymë antikomuniste në familjen e tij, të cilës i kishin marë pasurinë dhe shpallur armike.

Si çdo adoleshent do të revoltohej, kur familja vuante dhe vëllanë e madh ia burgosin dhe e dënojnë me 15 vite burg.

Nisur nga kjo situatё, Reshat Kripa nё moshёn 15 vjecare nis njё revoltё kundёr pushtetit. Sё bashku me dy shokё tё klasёs, Myrteza Babocin dhe Jorgo Beshon, nё vitin 1951 krijuan njё grup tё fshehtё qё shpёrndante trakte nё qytet.

Pas katёr muajsh, mё 24 maj 1951 ata arrestohen. Akuza e dёnimit ishte: ‘Pёr Agjitacion dhe Propagandё’. Pёr shkak tё moshёs sё mitur ai dёnohet me 5 vite burgim.

Vlora ato ditë zgjohej me trakte që kishin nisur ta trazonin qytetin dhe pushtetin komunist.

askush nuk mund ta besonte se ato ishin vepër e një grupi fëmijësh.

Mbrëmjeve vonë, në lagje të ndryshme të qytetit, ata ngjisnin në mure traktet që i shkruanin vetë me shkronja shtypi, për të mos u njohur.

Sot, antikomunisti Reshat Kripa ndërroi jetë duke lënë pas një model antiregjim, një model lirie dhe demokracie ku askush nuk mund të persekutohet per shkak të bindjeve dhe atyre që mendon e shpreh.

Historia vazhdon...

atdhetari.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034274101257324
array(1) { ["section"]=> string(142) "u-denua-si-antikomunist-se-shperndante-thirrje-kunder-regjimit-gazetari-per-reshat-kripen-la-pas-nje-model-lirie-dhe-demokracie-traktet-188559" }