U dënuan për korrupsion, ish-presidenti brazilian lirohet nga burgu

Publikuar tek: bota, më 00:15 10-11-2019 U dënuan për korrupsion, ish-presidenti brazilian lirohet nga burgu Ish-presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva

Ish-presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva doli ditën e sotme nga burgu një ditë pasi një vendim i Gjykatës së Lartë mundësoi lirimin e tij.

Qindra mbështetës të ish-udhëheqësit të majtë brazilian u mblodhën jashtë burgut Curitiba për të pritur da Silvan, i cili ishte duke vuajtur dënimin për korrupsion.

Da Silva, i njohur ndryshe si Lula, shkruajti në rrjetin social tëitter ‘Lula i lirë’ dhe nxori një video ku tregohej momenti duke dalë nga burgu.

Lirimi i tij pasoi një vendim të marrë nga Gjykata e Lartë, ku thuhet se një person mund të burgoset vetëm pasi janë ezauruar të gjitha apelimet në gjykatat e niveleve më të larta. Da Silva është ende në proces apelimi për çështjen që e mbajti në burg që nga prilli 2018.

Da Silva u dënua me rreth 9 vite burg për rryshfet dhe është një ndër të dënuarit e profilit të lartë në të mbiquajturin ‘hetimin e lavazheve’, për rastet e korrupsionit publik.

Ai mohon të ketë bërë shkelje dhe është shprehur se rasti ndaj tij ishte politikisht i motivuar.

Da Silva e udhëhoqi vendin gjatë periudhës 2003-2010 dhe ishte favoriti kryesor për zgjedhjet presidenciale të 2018-tës, por dënimi nuk ia lejoi kandidimin.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012453079223633
array(1) { ["section"]=> string(73) "u-denuan-per-korrupsion-ish-presidenti-brazilian-lirohet-nga-burgu-185322" }