U dërgua i gjakosur te Sanatoriumi, Policia jep informacion për plagosjen e të riut te ‘Rruga e Elbasanit’: Ka dëmtime në kokë dhe këmbë (DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 19:29 19-12-2019 U dërgua i gjakosur te Sanatoriumi, Policia jep informacion për plagosjen e të riut te ‘Rruga e Elbasanit’: Ka dëmtime në kokë dhe këmbë (DETAJE)

38 vjeçari Santiago Xhaferi i dërguar pasditen e sotme i gjakosur te Sanatoriumi, nuk është qëlluar me armë zjarri por është goditur me mjete të forta dhe ka marrë dëmtime serioze në kokë dhe këmbë.

Sipas, Policisë, rreth orës 18:20, ka mbërritur me ambulancë në spital, jashtë rrezikut për jetën  shtetasi S. Xh.,38 vjeç, i cili kishte dëmtime në kokë dhe ne këmbët, ku paraprakisht u dyshua se ishte plagosur me armë zjarri. Ndërkohe, nga këqyrja e mëtejshme e bërë nga mjekët rezultoi se dëmtimet  janë shkartuar me mjete të forta dhe jo nga armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur ne afërsi të rrethrrotullimit të rrugës së Elbasanit në drejtim të Saukut, ku fillimisht shtetasi S.Xh,  është transportuar me një automjet drejt Sanatoriumit në Sauk dhe më pas është kërkuar ndihma e ambulancës e cila e ka transportuar në SQU për ndihmë mjekësore.

Sakaq, nga veprimet e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti me një shtetas tjetër dhe personat që e kanë transportuar drejt Sanatoriumit me mjet janë shoqëruar në ambientet e Komisariat të Policisë Nr 1 për sqarimin e  rrethanave te ngjarjes.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.


Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:20, ka mbërritur me ambulancë në spital, jashtë rrezikut për jetën  shtetasi S. Xh.,38 vjeç, i cili kishte dëmtime në kokë dhe ne këmbët, ku paraprakisht u dyshua se ishte plagosur me armë zjarri.

Nga këqyrja e mëtejshme e bërë nga mjekët rezultoi se dëmtimet  janë shkartuar me mjete të forta dhe jo nga armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur ne afërsi të rrethrrotullimit të rrugës së Elbasanit në drejtim të Saukut, ku fillimisht shtetasi S.Xh,  është transportuar me një automjet drejt Sanatoriumit në Sauk dhe më pas është kërkuar ndihma e ambulancës e cila e ka transportuar në SQU për ndihmë mjekësore.

Nga veprimet e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti me një shtetas tjetër.

Personat që e kanë transportuar drejt Sanatoriumit me mjet janë  shoqëruar në ambientet e Komisariat të Policisë Nr 1 për sqarimin e  rrethanave te ngjarjes.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « U zgjodh sot në krye të SPAK, kreu i KLP-së prezanton nesër Arben Krajën
Aksident i rëndë në Golem, kamioni përplas 3 automjete (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.012845993041992
array(1) { ["section"]=> string(146) "u-dergua-i-gjakosur-te-sanatoriumi-policia-jep-informacion-per-plagosjen-e-te-riut-te-rruga-e-elbasanit-ka-demtime-ne-koke-dhe-kembe-detaje-189873" }