‘U detyruam nga populli’, Kryemadhi tregon prapaskenat e mosbindjes civile

Publikuar tek: barometri, më 08:17 06-04-2018 ‘U detyruam nga populli’, Kryemadhi tregon prapaskenat e mosbindjes civile

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialistë për Integrim, Monika Kryemadhi e ftuar në ‘Të Paekspozuarit’ ka folur për herë të parë pas bllokimit të rrugëve kryesore të vendit nga opozita në bashkëpunim me qytetarët.

E pyetur nga Ylli Rakipi se pse morën një vendim për një akt të tillë, Kryemadhi tha se ishte e detyruar nga populli që të merrte pjesë në një protestë të tillë kundër qeverisë.

Sipas saj kjo mënyrë e të bërit politikë në vendin tonë e ka lodhur shumë popullin, duke shtuar se politika ka nevojë për një shembull të ri në Shqipëri.

“E detyroi populli, pra qytetarët e Shqipërisë kërkuan që opozita të bëhej pjesë e asaj proteste, që deri dje le të themi mundohej të bënte një opozitë parlamentare dhe evropiane, në kuadrin që parametrat e konsiderojnë politikë këtë gjë. Kemi 27 vjet që kemi të bëjmë me sjellje të ndryshme politike, por në të gjithë këtë histori, ku në fakt shumë herë bëhet qesharake, tanimë është bërë shumë e dhimbshme situata, sepse pavarësisht retorikës sonë politike apo amendamenteve që shfaqen në parlament, arroganca dhe reagimi nga ana tjetër kanë qenë të tmerrshme. Domethënë reagimi ka qenë inekzistent, ndërsa arroganca e jashtëzakonshme nga ana e këtij kryeministri. Kështu që, ne kuptojmë se është e domosdoshme që shqiptarët të kenë një sjellje tjetër politike në Shqipëri. Besoj se ne kemi vend si opozitë, edhe si politikanë, sepse në të gjithë këtë jetë politike ne kemi angazhimet, kontributet dhe kusuret tona”, ka thënë Kryemadhi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.040992975234985
array(1) { ["section"]=> string(78) "u-detyruam-nga-populli-kryemadhi-tregon-prapaskenat-e-mosbindjes-civile-115865" }