U dhunua me shkop bejsbolli, zbardhet dëshmia e shefit të burgut 313: Njëri më goditi në kokë, dy të tjerë nga pas

Publikuar tek: aktualitet, më 11:32 18-01-2018 U dhunua me shkop bejsbolli, zbardhet dëshmia e shefit të burgut 313: Njëri më goditi në kokë, dy të tjerë nga pas

Zbardhet dëshmia e shefit të regjimit te Burgu 313, Bledar Pura, i cili u dhunua ditën e djeshme me shkop bejsbolli në zonën e Freskut në Tiranë.

Aktualisht, ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje të stabilizuar.

Paraprakisht dyshohet se Pura është goditur për shkak të detyrës, ndërsa në dëshminë e tij për policinë tha se nuk ka mundur të identifikojë dot fytyrat e tre personave që e sulmuan me shkop bejsbolli.

 “Sa dola nga shtëpia për të shkuar në punë me goditën me shkop bejsbolli. Nuk pashë asgjë, sepse e kisha kokën poshtë dhe po shikoja telefonin. Një person më erdhi përballë dhe më goditi në kokë, ndërsa dy të tjerë më qëlluan nga pas. Nuk arrita të shikoja fytyrat e tyre”, është shprehur Pura.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Abuzimet seksuale: Shpërthen legjenda Brigitte Bardot, seks-simboli i vitit ‘56: Hipokritë, qesharakë, kërkoni thjesht pak publicitet
Përfaqësues të OPDAT takim një orë me Arta Markun, marrin një VENDIM të përbashkët »
Article Logic
Execution time: 0.011174917221069
array(1) { ["section"]=> string(118) "u-dhunua-me-shkop-bejsbolli-zbardhet-deshmia-e-shefit-te-burgut-313-njeri-me-goditi-ne-koke-dy-te-tjere-nga-pas-107000" }