U dhunua nga policia, Sait Dollapi: Gjatë largimit më goditën me plumb gome në këmbë  

Publikuar tek: aktualitet, më 21:31 16-05-2019 U dhunua nga policia, Sait Dollapi: Gjatë largimit më goditën me plumb gome në këmbë   Dhunimi i sekretarit organizativ i PD, Sait Dollapi

Sekretari organizativ i PD, Sait Dollapi, ka deklaruar se gjatë largimit me vrap nga efektivët e policisë, është qëlluar me plumb gome në këmbën e majtë dhe prandaj u rrëzua.

Në një bisedë telefonike në emisionin ‘Të Pa ekspozuarit’, Dollapi u shpreh se polici që e identifikoi, Arben Baro, kishte dhënë urdhër policëve të tjerë që ta kapnin dhe ta mbytnin. Sipas tij pasi është rrëzuar është qëlluar nga një mori policësh dhe dhuna ndaj tij nuk ka pushuar deri në hyrjen e parlamentit.

‘Kam qenë në ushtrimin e detyrës time si sekretar organizativ i PD dhe ushtrues i tubimit. Kisha detyrë që gjithmonë të rrija në një vend të dukshëm, që asnjë nga forcat e policisë së rendit të mos cënohej nga protestuesit.

Sa përfundoi tubimi unë po kthehesha drejt selisë së Partisë Demokratike. Rrugës më shfaqet një polic, të cilën më vonë e mora vesh që quhej Arben Baro. Ky zotria Arben Baro, pasi i jam prezantuar dhe sqaruar se çfarë jam, në atë moment kam dëgjuar fjalët, kapeni, largojeni, mbyteni, dhe jam larguar instiktivisht. Gjatë largimit kam ndjerë një goditje me plumb plastik.

Pasi jam rrëzuar mandej kanë ardhur një grumbull forcash policie dhe deri në hyrjen e parlamentit nuk ka pushuar dhuna ndaj meje’, tha Sait Dollapi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0067811012268066
array(1) { ["section"]=> string(89) "u-dhunua-nga-policia-sait-dollapi-gjate-largimit-me-goditen-me-plumb-gome-ne-kembe-164615" }