U dogjën nënë e bir/ Konflikti në familje, dalin detaje të reja

Publikuar tek: aktualitet, më 15:41 22-01-2018 U dogjën nënë e bir/ Konflikti në familje, dalin detaje të reja

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Vlorë, ku nënë e bir u dogjën në banesë. 

Ekspertiza mjeko-ligjore, nxori të dhëna se 41-vjeçari mund të jetë goditur me sëpatë, ndërsa nëna e tij është mbytyr me tel ndërsa flinin.

Sakaq, policia ka shoqëruar në komisariat 10 të afërm të viktimave, ku në mesin e tyre është edhe bashkëshortja e Novruz Hoxhallarit. Grupi hetimor dyshon se nënë e bir janë vrarë nga një person i afërm.

Bashkëshortja e Novruzit është shprehur se pak para se të ndodhte ngjarja, ajo ka qënë me burrin dhe vjehrrën derisa vetë ata i kanë kërkuar që të shkojë të vendosë djalin e saj 3-vjeçar në gjumë.

Pasi ka vendosur djalin në gjumë ka dëgjuar një shpërthim të vogël.

“Kur shkova, derën e gjeta të mbyllur nga brenda dhe e hapa me forcë. Kur hyra brenda në dhomë, i gjeta të dy pa shenja jete, ndërsa orenditë ishin djegur thuajse të gjitha.”- është shprehur bashkëshortja e Novruzit që u dogj me nënën e tij në banesë.

Familja Hoxhallari ishin në konflikt me njëri tjetrin për shkak të një shume parash prej 12 milion lekësh të vjedhura në shtëpinë e Novruzit.

Fajtori u shpall vëllai i tij, i cili më pas u dënua nga Gjykata me burg. Konflikti është përshkallëzuar pasi vëllai i Novruzit nuk e pranoi asnjëherë fajin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ja kush e caktoi fshatin ku do të ndërtohet Impianti i Mbetjeve Fier (EMRI -TENDERI)
20 vjet nga vdekja e Andrea Kananit, Policia e Vlorës homazhe në nder të tij »
Article Logic
Execution time: 0.009739875793457
array(1) { ["section"]=> string(68) "u-dogjen-nene-e-bir-konflikti-ne-familje-dalin-detaje-te-reja-107512" }