U dogjën provat e 20 çështjeve, zbardhet misteri në laboratorin e kriminalistikës

Publikuar tek: aktualitet, më 07:15 13-11-2015 U dogjën provat e 20 çështjeve, zbardhet misteri në laboratorin e kriminalistikës

Prej ditësh opozita ka akuzuar ministrin Tahiri se ka zhdukur provat e trafikantëve të drogës pas zjarrit të rënë në në laboratorin e Policisë Shkencore në Tiranë pak ditë më parë.

Por ekspertët kanë dalë tashmë në një përfundim. Sipas tyre zjarri është shkaktuar nga dy llamba luminishente të prodhimit kinez.

Sipas raportit publikuar nga Panorama burimi i nxehtësisë është një drosel elektromagnetik dhe vendosja e ndriçuesve në të nuk ishte bërë në mënyrën e duhur.

“Kontakti i droselave të tejnxehur me lëndën djegës, shoqëruar me ndonjë fallso kontakt të përcjellëse elektrik me shpërndarjen e filamenteve të llambave neon ose ndonjë shkëndijë elektrike të çastit, ka sjellë zjarrin”,­ thuhet në raportin e ekspertëve.

Sakaq mendohet se kanë shkatërruar 20 prova. 8 të regjistruara pjesa tjetër pa autor.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Mbështet deputetin tënd”, protesta ironizuese përpara Kuvendit
Ekskluzive/ Skandal në Shkodër, shikoni si bëhet shkarkimi i punonjësve sipas partisë »
Article Logic
Execution time: 0.013200998306274
array(1) { ["section"]=> string(86) "u-dogjen-provat-e-20-ceshtjeve-zbardhet-misteri-ne-laboratorin-e-kriminalistikes-25304" }