U duk se po tregonte pronarin e vërtetë të KOKAINËS në Durrës, BASHA në fund ‘hedh në erë’ gjithçka me vetëm një fjali

Publikuar tek: aktualitet, më 13:23 05-03-2018 U duk se po tregonte pronarin e vërtetë të KOKAINËS në Durrës, BASHA në fund ‘hedh në erë’ gjithçka me vetëm një fjali

Një orë fjalim nga Kuvendi ka mbajtur kreu i PD Lulzim Basha i cili ka bërë edhe një renditje kronologjike të fakteve sipas tij, për drogën rekord prej 613 kilogramësh kapur në Portin e Durrësit ditë më parë.

Dhe kur u duk se Basha kishte zbuluar pronarët e vërtetë të kokainës, kryeopozitari hodhi gjithçka në “erë” me vetëm një fjali. Kryedemokrati aludoi se pronari i drogës ishte Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama, dhe për ta mësuar këtë, mjaftonte që të bënim një kërkim nëpër portale dhe do konstatonim se lajmi për Armando Pezakun, kamionistin i cili shkruante në Facebook, “u çoj mill partizanëve”, nuk ekzistonte më për shkak se sipas tij ishte ndërhyrë nga qeveria.

Ne nuk iu futëm kërkimit nëpër portale sepse kjo deklaratë e Bashës bie që me portalin newsbomb.al.

Basha tha se asnjë portal nuk e ka më këtë lajm por newsbomb.ak vazhdon ta ketë në arkivin e tij dhe pohon me përgjegjësi të plotë për lexuesit, se askush s’ka treguar interes për ta fshirë këtë lajm.

“Ngjarjet dramatike të javës së kaluar kanë faktuar katërcipërisht atë që opozita ka faktuar tash e katër vite. Në Shqipëri sundon një kryeministër i cili drejtpërdrejt dhe përmes familjarëve i ka graduar organizatat vendase kriminale dhe i ka bërë pjesë të karteleve ndërkombëtare.

Nisi me marijuhanën, me kanabisin, por shumë shpejt ku krimi nuk luftohet por ulet në karriget e shtetit, problemi i drogës u përhap.

Laboratori i drogës, Xibrakës dështoi vetëm për ndërhyrjen e të huajve, veçanti Gjemanisë, ushtarët e tyre u shoqëruan drejt sigurisë ndërsa vetë Edi Rama mbylli gojën, rikuperoi dëmin dhe premtoi vazhdimin e industrisë së kokainës.

Ka tre laboratorë të kokainës në Shqipëri dhe ja ku erdhi prova.

Provat:

Më 28 shkurt u arrestuan në Maminas një shofer dhe një hamall me 620 kg kokainë, policia deklaroi se vlera ishte 180 mln euro. Ky kontenier kishte qëndruar ne portin e Durrësit plot 9 dit në pritje të zhdoganimit.

Një kërkim i thjeshtë i publikuar nga opozita dhe mediat tregopi se kjo kompani ka bërë 97 ngarkesa nga Kolumbia, Ky pronar është shpallur në kërkim është larguar me 27 shkurt, 24 orë para se droga të ndalohej.

620 kg nuk janë të Arbrit, ua them më poshtë të kujt janë. Është larguar pasi ka mbyllur edhe niptin dytësor të magazinës ku do shkonte droga. Një nga të arrestuarit, shoferi, ai që transportonte shkruante “transportoj miell për partizanët”. Kush janë partizanët e vërtetë për të cilët ishte porositur droga?

Vlera rekord e drogës, ngre një pyetje: Kush e ka financuar një operacion të tillë a mund të kryhej pa gancitë e larta politike. Reagimi i parë i Xhafajt në Twitter ishte përgëzimi i policisë dhe partnertëve, pastaj Rama tha një gjë të kundërt, u mburr se u krye nga pala shqiptare pa asnjë lloj sinjalizimi, përgënjeshtroi Xhafajn. Pas disa orësh në mbrëmje, Xhafaj i ra hasha asaj që tha e tha i falenderova jo për atë operacion por për bashkëpunimin që do vijë. Bëhet fjalë për kokainë shumë të pastër, që duhet përzierë me substanca të tjera, pra droga do shkonte në një laborator në territorin shqiptar për përpunim të mëtejshëm. 97 herë ngarkesa nga e njëjta kompani nga Kolumbia. Për cdo ngarkesë që kapet, 10 kalojnë. Në ngarkesat e drogërave të forta kurrë nuk eksperimentohet pa pasur prova të suksesshme.

Sa herë janë kontrolluar 97 ngarkesa? Pse pronari e la më shumë se një javë në port kur ka rrezik të lartë për shkak të pranisë së agjencive.

Kjo është një ngarkesë droge e ngritur që funksionon pa ndërpreje që nga ardhja në pushtet e Edi Ramës. Asnjë gjemb në këmbë s’i ka hyrë. 97 herë dhe u kap vetëm kur partnerët sinjalizuan. Të dalim te partizanët. Për partizanët nuk e dimë nëse e ka fjalën për pasardhësit, trashëgimtarët e komunistëve, apo e ka fjalën për ndonjë ekip futbolli me vëllain e kryeministrit, drejtor. Jo, nuk e dimë. Dimë vetëm që kaq alarmant u konsiderua ky status, sa që në të gjitha portalet proqeveritare, u hoq si me magji. Natyrisht ky s’përbën fakt, është një rrethanë anësore. Kontrollojeni, nuk ka asnjë portal qeveritar të mos ta ketë fshirë statusin e këtij shoferi se malli, apo mielli “ishte për partizanët”, u shpreh BASHA. 

Linku i lajmit të newsbomb.al që Basha pretendon se është fshirë“I ÇOJ MILL PARTIZANËVE”... KUSH ËSHTË SHOFERI I KAMIONIT TË KOKAINËS ME VLERË 180 MILION EURO QË U KAP NË DURRËS 

LINKU DY“I ÇOJ MILL PARTIZANËVE”, FLASIN PËR HERË TË PARË DY TË ARRESTUARIT E KOKAINËS NË PORTIN E DURRËSIT

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Situatë alarmante nga hapja e portave në Fierzë, uji mbulon nën-Shkodrën (PAMJET)
“Vdiq ashtu siç jetoi...”; flet për herë të parë vajza e Agur Vrenozit, burrit që u vra gjatë aktit heroik »
Article Logic
Execution time: 0.012936115264893
array(1) { ["section"]=> string(122) "u-duk-se-po-tregonte-pronarin-e-vertete-te-kokaines-ne-durres-basha-ne-fund-hedh-ne-ere-gjithcka-me-vetem-nje-fjali-112256" }