U dyshua si i prekur nga COVID-19, del përgjigja e analizave të Angelo Borrellit

Publikuar tek: bota, më 10:53 26-03-2020 U dyshua si i prekur nga COVID-19, del përgjigja e analizave të Angelo Borrellit Angelo Borrelli

Kreu i Mbrojtjes Civile në Itali Angelo Borrelli ka kryer ditën e djeshme testin për koronavirusin, pasi kishte shfaqur simptoma të ngjashme me ato të koronavirusit.

Në mëngjesin e djeshëm Borreli kishte ethe dhe temperaturë, duke bërë që të dyshohej se ishte i infektuar me koronavirus, por përgjigja e analizave ka treguar të kundërtën.

Testi i Borrellit ka dalë negativ, por ai ka ende simptoma të lehta të gripit të zakonshëm, kështu që do i duhet të punojë nga shtëpia.

Lajmin e ka dhënë Departamenti i Mbrojtjes Civile, duke theksuar se Borrelli do të mbetet në kontakt të vazhdueshëm me Komitetin Operativ dhe Njësinë e Krizave.

Numri i të infektuarve në Itali është mbi 74 mijë, ndërsa ka patur edhe 7503 viktima nga koronavirusi.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0090019702911377
array(1) { ["section"]=> string(86) "u-dyshua-si-i-prekur-nga-covid-19-del-pergjigja-e-analizave-te-angelo-borrellit-200117" }