U ekzekutua me 5 plumba në Greqi, Mario Metaj pjesë e bandës së Çoles në Vlorë, zbulohet lidhja e tij me Zani Çaushin (DETAJET)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:20 26-01-2021 U ekzekutua me 5 plumba në Greqi, Mario Metaj pjesë e bandës së Çoles në Vlorë, zbulohet lidhja e tij me Zani Çaushin (DETAJET)

Mario Metaj është 27-vjeçari i cili u ekzekutua me 5 plumba mbrëmjen e djeshme në Greqi.

Sipas informacioneve për mediat, ai është një emër i njohur për autoritetet greke, por edhe për policinë e Vlorës në Shqipëri.

Mësohet se 27-vjeçari rezulton në listën e personazheve problematik të bandës së Çolës ku në vitin 2012 është arrestuar për një sërë grabitjesh.

Metaj ka qenë një ndër autorët e arrestuar rë grabitjes me armë të një banke në Vlorë në vitin 2010.

Atëherë ranë në pranga, Nardi dhe Joni Idrizi, të dy vëllezër të arrestuar 2 vite pas ngjarjes, Mili Veliko dhe me 26 gusht 2012 u arrestua Armando Likaj sëbashku me Mario Metaj.

Sipas hetimeve të policisë, në bashkëpunim me njëri tjetrin këta persona kishin kryer vjedhje në 10 raste të karburanteve, kazinoje dhe bankës.

Këta të rinj njihen si anëtarë të bandës së Çolës, ku ka pas bërë pjesë edhe Zani Çaushi, i cili është i dënuar me burgim të përjetshëm.

Dyshohet se përveç lidhjeve të afërta me ish-anëtarët e bandës së Çolës, disa nga personazhet e grupit ku bënte pjesë Metaj, mbanin edhe kontakte telefonike me të dënuarit në burgje.

Policia greke po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, por deri tani është mësuar se autorët e vrasjes së Mario Metajs janë shqiptarë dhe nuk dihet nëse ngjarja ka të bëjë me bëmat e tij në Shqipëri, apo me prishje pazaresh të drogës në Greqi.

Ai është vrarë kur po lëvizte me automjetin e tij dhe një makinë tjetër i ka prerë rrugën duke shkaktuar edhe një aksident. Më pas është hapur zjarr ndaj tij dhe Metaj mbeti i plagosur rëndë, por pavarësisht se u dërgua me urgjencë në spital nuk arriti të mbijetojë.

foto_1.jpg

 

foto_2_copy.jpg

foto_3.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Me rrezikshmëri të lartë shoqërore, arrestohet në Tiranë një person, sekuestrohet 1 kg kokainë
PRECEDENTI me Greqinë për DETIN të vërë në lëvizje Shqipërinë edhe për marrëveshjet me Italinë e Malin e Zi (ANALIZA E DITMIR BUSHATIT) »
Article Logic
Execution time: 0.011435031890869
array(1) { ["section"]=> string(130) "u-ekzekutua-me-5-plumba-ne-greqi-mario-metaj-pjese-e-bandes-se-coles-ne-vlore-zbulohet-lidhja-e-tij-me-zani-caushin-detajet-236437" }