Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në mbrëmje në zonën e quajtur Hagia Sophia, në Patra të Greqisë.
Mediat fqinje shkruajnë se një shqiptar është ekzekutuar me pesë plumba, ndërsa ishte brenda në makinën e tij.
27 vjeçari Marjo Metaj u dërgua me urgjencë në spital pas atentatit, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.
Dy persona janë shpallur në kërkim si autorë të ngjarjes. Ata ishin të veshur me të zeza dhe janë larguar me shpejtësi, ndërkohë që disa burime bëjnë me dije se ka pasur shkëmbim zjarri dhe një prej atentatorëve ka mbetur i plagosur.
LEXO EDHE: ATENTAT në Patra, shqiptari ekzekutohet me 5 plumba brenda në makinë, Policia po kërkon dy pesona (VIDEO)