U ekzekutua me 8 plumba në Bruksel, Ardit Spahiu është kunati i Erion Alibej, porositësit të disa vrasjeve në Elbasan

Publikuar tek: aktualitet, më 12:11 28-11-2020 U ekzekutua me 8 plumba në Bruksel, Ardit Spahiu është kunati i Erion Alibej, porositësit të disa vrasjeve në Elbasan Erion Alibej

Mbrëmjen e djeshme 38 vjeçari nga Elbasani Ardit spahiu u ekzekutua me 8 plumba në Bruksel, në një nga zonat më të njohura të qytetit, në Molenbeek.

Ardit Spahiu ka qenë i arrestuar në vitin 2010 për vrasjen e 52 vjeçarit Gëzim alikaj në Elbasan, ndaj edhe policia belge dyshon se vrasja e 38 vjeçarit mund të jetë bërë për motive hasmërie.

Burime bëjnë të ditur se Spahiu është kunati i Erion Alibej, i cili është arrestuar nga policia shqiptare, pasi dyshohet se është porositësi i disa vrasjeve në Elbasan.

Alibej akuzohet se është porositësi i vrasjeve të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt në korrik, si dhe Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës.

Kujtojmë se Erion Alibej është vëllai i Endrit Alibej, i cili dy vite më parë së bashku me xhaxhanë Arben dylgjeri dhe shtetasin turk Erdal Duranay u ekzekutua në Bradashesh nga persona të armatosur dhe të maskuar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bashkë në Vlorë për Ditën e Flamurit, Meta përshëndet Ramën, kryeministri nuk kthen as kokën (VIDEO)
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, ekzekutohet një 43 vjeçar (EMRI-PAMJE NGA VENDNGJARJA) »
Article Logic
Execution time: 0.0057611465454102
array(1) { ["section"]=> string(122) "u-ekzekutua-me-8-plumba-ne-bruksel-ardit-spahiu-eshte-kunati-i-erion-alibej-porositesit-te-disa-vrasjeve-ne-elbasan-229430" }