U emërua nga META si anëtar i Kushtetueses, shkarkohet nga detyra Besnik MUÇI

Publikuar tek: aktualitet, më 11:01 21-11-2019 U emërua nga META si anëtar i Kushtetueses, shkarkohet nga detyra Besnik MUÇI Vendimi i sotëm i KPA-së

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendos shkarkimin nga detyra të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese Besnik Muçi.

Në vendimin e dhënë në orën 11:00, trupi gjykues konstaton se ish-prokurori i Tiranës nuk mundi të justifikojë të ardhurat dhe pasurinë e tij, duke cënuar besimin e publikut për të ushtruar në vazhdim detyrën.

Vendimi u dha pas ankimimit të  vendimit të KPK-së nga Institucioni i Komisionerit Publik, i cili këmbëngulte se Muçi nuk mund të kalonte vettingun.

Ai u emërua nga presidenti Meta si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071640014648438
array(1) { ["section"]=> string(83) "u-emerua-nga-meta-si-anetar-i-kushtetueses-shkarkohet-nga-detyra-besnik-muci-186667" }