U fërshëllye gjatë gjithë ndeshjes, flet NEYMAR: Çdo sfidë do të jetë si një ndeshje në fushën kundërshtare

Publikuar tek: sport, më 22:45 14-09-2019 U fërshëllye gjatë gjithë ndeshjes, flet NEYMAR: Çdo sfidë do të jetë si një ndeshje në fushën kundërshtare Neymar

Neymar u rikthye të luaj me skuadrën e tij PSG, duke arritur të shënoj dhe një gol të bukur ditën e sotme ndaj Strasburgut. 

Me golin e shënuar braziliani I dha fitoren ekipit të tij, por kjo nuk mjaftoi që të ulte “gjakrat” midis tij dhe tifozëve. Braziliani është fërshëllyer gjatë gjithë ndeshjes nga tifozët, pasi këta të fundit nuk e pranojnë sjelljen e ylli Brazilian gjatë merkatos, I cili kërkonte largimin nga Parisi. Pas ndeshjes Neymar ka folur për mediat duke treguar më shumë për gjendjen e tij.

“Unë I kuptoj tifozët dhe e di se është e vështirë për ta, por tani e në vazhdim jam lotjar I PSG. Nuk kam ndonjë mesazh të veçantë për fansat. Jam mësuar të jem I fërshëllyer gjatë gjithë karrierës time”, tha braziliani.

“Këtë here unë do të jem duke luajtur çdo ndeshje sikur po luaj në një stadium kundërshtar. Kjo është turp, nuk kam asgjë kundër tifozëve. Të gjithë e dinim që unë doja të largohesha. Une ë bëra të qartë atë dhe e përsërita, por nuk dua të hyj në detaje. Tani faqja është kthyer. Unë jam lojtar I PSG dhe tani do të jap gjithçka në fushë”, përfundoi Neymar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026885986328125
array(1) { ["section"]=> string(112) "u-fershellye-gjate-gjithe-ndeshjes-flet-neymar-cdo-sfide-do-te-jete-si-nje-ndeshje-ne-fushen-kundershtare-178472" }