U fotografua me Salianjin, flet Ahmetaj: Doja ta 'helmoja'...

Publikuar tek: aktualitet, më 17:48 12-02-2019 U fotografua me Salianjin, flet Ahmetaj: Doja ta 'helmoja'... Deputeti i PD-së, Ervin Salianji dhe ish ministri i Financave, Arben Ahmetaj

Ish ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka komentuar përpos të tjerave edhe foton e kapur nga paparacët me Salianjin. Ai u shpreh me ironi se e kishte ftuar në kafe deputetin e PD-së për ta helmuar. 

I ftuar në News 24, Ahmetaj foli për platformën e PD-së si dhe komentoi foton që kishte dalë me Ervin Salianjin duke pirë kafe. 

Unë e kisha ftuar zotin Salianji për kafe që ta helmoja, madje i kam hedhur edhe helm në kafe por nuk e ka kapur’, ka thënë me ironi Ahmetaj.

Më tej ai shtoi: 'Nuk e kam mik Salianjin, ishte një takim tre minutësh i rastësishëm, ishte edhe një gazetar miku im, Ed Manushi, i pranishëm aty, nga çfarë kuptoj unë ai është mik me Salianjin. Ishim në një drekë, pasi na kishte ftuar drejtoresha e një shtëpie botuese'.

Takimi ishte një rastësi që nuk duhet të çuditemi, thashë edhe njëherë që doja ta helmoja por nuk ia dola dot’, tha duke qeshur Arben Ahmetaj.

Ndër të tjera Ahmetaj komentoi edhe platformën ekonomike të PD-së. Sipas tij, kjo platformë është e vjetër dhe i varros bizneset.

Platforma e PD i ‘varros’ bizneset, diferenca e borxhit rritet me10% mbi mesataren me këtë platformë. Kemi një forcë politike që thojnë oligarkët, oligartkët…ndërkohë që  promovojnë oligarkinë, sipas kësaj platforme 137 milionë dollarë do të jenë janë në kurriz të qytetarit të thjeshtë dhe vendit. Platforma e tyre është e vjetër, i turren oligarkëve, dhe platforma e tyre është në ndihmë të oligarkëve. Këta e vendosin veten kundër 95% të qytearëve. Taksa progresive ka ndihmuar në uljen e pabarazisë. Një forcë politike vlerësohet edhe nga rritja ekonomike’, ka përfunduar ish ministri i Financave Ahmetaj. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Hedhin pas 100 ditë, banorët e Astirit sërish në protestë
5 vite pa Skënder Sallakun, Erion Veliaj i vendos emrin e tij një prej rrugëve të kryeqytetit »
Article Logic
Execution time: 0.0063431262969971
array(1) { ["section"]=> string(61) "u-fotografua-me-salianjin-flet-ahmetaj-doja-ta-helmoja-152523" }