U gjend i dekompozuar në banesën e tij, policia jep detaje për vdekjen e të moshuarit

Publikuar tek: aktualitet, më 15:19 24-08-2019 U gjend i dekompozuar në banesën e tij, policia jep detaje për vdekjen e të moshuarit Foto ilustruese

Mësohet se në katin e tretë të një pallati është gjetur i pajetë shtetasi Bajram Brataj, 89 vjeç.

Policia me anë të një njoftimi zyrtar, ka bërë me dije se dyshohet që vdekja e të moshuarit ka ardhur për shkaqe natyrale.

Bëhet me dije se kanë qenë banorët e pallatit, ata të cilët kanë lajmëruar policinë për shkak të erës së rëndë që vinte nga banesa e viktimës.

Burime nga blutë bëjnë me dije se 89 vjeçari kishte disa ditë që kishte ndërruar jetë, pasi trupi u gjet tërësisht i dekompozuar. Shërbimet zjarrfikëse janë futur nga dritaret e banesës për të nxjerrë trupin, pasi dera qëndronte e mbyllur.

Njoftimi i Policisë:

Fier

Informacion paraprak

Sot rreth orës 13:00, në katin e tretë të një pallati në lagjen ‘Apollonia’ është gjetur i vdekur i dekompozuar shtetasi B.B, 89 vjeç, i cili jetonte vetëm në banesë.

Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071649551391602
array(1) { ["section"]=> string(91) "u-gjend-i-dekompozuar-ne-banesen-e-tij-policia-jep-detaje-per-vdekjen-e-te-moshuarit-176214" }