U gjet e djegur në një park të Francës, tenton VETËVRASJEN për herë të dytë në burg vëllai i Brunilda Kovaçit

Publikuar tek: aktualitet, më 14:12 14-01-2020 U gjet e djegur në një park të Francës, tenton VETËVRASJEN për herë të dytë në burg vëllai i Brunilda Kovaçit Brunilda Kovaci

Tenton vetëvrasjen për herë të dytë në burgun e Beratit vëllai i Brunilda Kovaçit, trupi i së cilës u gjet i djegur në një park të Francës.

Shpëtim Kovaçi, 32 vjeç, herën e parë tentoi të vetëvritet duke prerë damarët në ambientet e burgut pasi nuk iu dha leje për të marrë pjesë në varrimin e të motrës.

Mjekët e Urgjencës kanë deklaruar se ai është jashtë rrezikut për jetën. Pas mjekimit, është transportuar sërish drejt IEPV-së Berat.

Brunilda Kovaçi, ishte nënë e një fëmije të mitur dhe u gjet gjysmë e zhveshur natën e Krishtlindjeve në një park të Francës ndërsa trupi i saj ishte pjesërisht i djegur.

Kujtojmë se autori i vrasjes ishte një i ri nga Kana, identiteti i të cilit nuk u bë njohur nga autoritetet franceze. I riu nga Kana kishte paguar për të kryer marrëdhënie seksuale me shqiptaren të cilën më pas e mbyti dhe e transportoi në Mougins, rreth 9 kilometra larg, për ta zhveshur dhe për ta djegur pjesërisht.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.29226899147034
array(1) { ["section"]=> string(115) "u-gjet-e-djegur-ne-nje-park-te-frances-tenton-vetevrasjen-per-here-te-dyte-ne-burg-vellai-i-brunilda-kovacit-192030" }