U gjet e mbytur në Durrës, identifikohet gruaja (DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 19:45 24-04-2019 U gjet e mbytur në Durrës, identifikohet gruaja (DETAJE)

Identifikohet gruaja që u gjet e mbytur mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit.

Bëhet fjalë për 81-vjeçaren me iniciale H.T., e cila vuante nga skleroza.

Mësohet se gruaja ishte larguar nga shtëpia dhe u gjet e mbytur në lagjen 13 në qytetin bregdetar të Durrësit.

Në trupin e 81-vjeçares nuk kishte shenja dhune në trup, ndërsa u gjet e veshur me rroba të zeza dhe pranë saj ishte një shkop, një çantë dhe një palë këpucë.

Raportohet se familjarët e gruas janë njoftuar fillimisht përmes mediave për lajmin e hidhur dhe më pas e kanë identifikuar trupin e pajetë në morg.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.065181970596313
array(1) { ["section"]=> string(60) "u-gjet-e-mbytur-ne-durres-identifikohet-gruaja-detaje-161724" }