U gjet e vdekur në banesë, Albin Kurti shpreh ngushëllimet për regjisoren: Troditëse, iku shumë herët…

Publikuar tek: rajon, më 20:42 13-11-2019 U gjet e vdekur në banesë, Albin Kurti shpreh ngushëllimet për regjisoren: Troditëse, iku shumë herët…

Lideri i Vetëvendosjes dhe kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për ndarjen nga jeta në moshë të re të regjisores së njohur Arzana Kraja.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Kurti i shpreh ngullimet familjes Kraja, shoqërisë dhe artistëve shqiptarë.

Kreu i VV ka përkujtuar edhe një prej roleve të Arzanës, ku personazhi kryesor i filmit ‘Fusha e Mëllenjave’, ish i burgosur politik, e gjen veten mes mashtrimit dhe tradhtisë. Në Kosovë ai kthehet pas 20 viteve, me shpresën se do të kuptonte se çfarë ka ndodhur në të vërtetë.

Kujtojmë që regjisorja u gjet e vdekur në banesën e saj, ndërkohë shkaqet nuk dihen ende.

Statusi i plotë:

Arzana Kraja nuk rron më. Pikëllimi ende nuk po mund t'ia zë vendin tronditjes. Ngushëllime familjes Kraja, shoqërisë së saj, artistëve tanë.

Arzana Kraja është regjisore e skenariste që la shenja në artin tonë kinematografik. Punëtore e madhe e me shumë talent. Atë po e prisnin edhe shumë punë të tjera, e neve edhe shumë filma të saj. Iku shumë herët.

“Na duhen shumë idealistë.”, thoshte Arzana kur e shpjegonte filmin e saj “Fusha e Mëllenjave”. Syla, personazhi kryesor i këtij filmi të saj të fundit, ish i burgosur politik, e gjen veten mes mashtrimit dhe tradhtisë. Në Kosovë ai kthehet pas 20 viteve, me shpresën se do të kuptonte se çfarë ka ndodhur në të vërtetë...

Pushofsh e qetë Arzana.

76722769_728274097672477_8018110570425221120_n.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022657871246338
array(1) { ["section"]=> string(105) "u-gjet-e-vdekur-ne-banese-albin-kurti-shpreh-ngushellimet-per-regjisoren-troditese-iku-shume-heret-185797" }