U gjet i djegur në Sarandë, viktima ishte i njohur në botën e futbollit, mesazhi i FSHF

Publikuar tek: aktualitet, më 20:13 10-12-2017 U gjet i djegur në Sarandë, viktima ishte i njohur në botën e futbollit, mesazhi i FSHF

Një 58-vjeçar nga Saranda i dha fund jetës duke u vetëdjegur në ashensorin e një pallati ditën e sotme në qytetin bregdetar.

Viktima Agim Proda, punonjës i Ujësjellësit në këtë qytet, dyshohet të jetë vetëdjegur për shkak të gjendjes së rënduar mendore. Miqtë e tij tregojnë se së fundmi Prodës i ishte shfaqur një plagë në buzë nga e cila thoshte se do t’i vinte vdekja. Por ai ishte i johur në botën e sportit, e së fundmi punonte si vëzhgues në Jug të vendit.

Mesazhi i FSHF

FSHF dhe Presidenti Armand Duka shprehin ngushëllimet e tyre më të sinqerta për ndarjen e parakohshme nga jeta të një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë për zonën e jugut dhe jo vetëm, vëzhguesit të saj Agim Proda, njëherësh edhe ish-arbitër ndërkombëtar i FIFA-s në vitet 86-88′.

Me hidhërim shumë të madh FSHF ka mësuar lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut Proda në moshën 58 vjecare. Z.Proda gjatë gjithë këtyre viteve ka kryer funksionet e vëzhguesit të ndeshjeve në garat e futbollit shqiptar. FSHF përcjëll ngushëllimet e saj për familjarët, të afërmit dhe miqtë e Agim Proda duke mbajtur njëherësh në kujtesë të gjatë kontributin e tij të vazhdueshëm në futbollin shqiptar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.042637825012207
array(1) { ["section"]=> string(92) "u-gjet-i-djegur-ne-sarande-viktima-ishte-i-njohur-ne-boten-e-futbollit-mesazhi-i-fshf-102609" }