U gjet i mbytur, gruaja e ish-ministrit grek kërkon përmbysjen e hetimeve: Mund të jetë vrarë

Publikuar tek: bota, më 17:27 26-01-2021 U gjet i mbytur, gruaja e ish-ministrit grek kërkon përmbysjen e hetimeve: Mund të jetë vrarë

Vdekja e ish-ministrit grek Sifis Valyrakis që u gjet pajetë në mes të detit pasditen e së dielës, ka marrë një tjetër rrjedhë hetimi.

Gruaja e ish-ministrit ka kërkuar që të rihapen edhe njëherë hetimet, pasi dyshohet se ai mund të jetë vrarë.

78-vjeçari kishte hyrë në det për të peshkuar me anë të një motobarke por duket se koha e keqe bëri që barka të përmbysej.

Valvrakis ra në ujë dhe u gjet nga polumbarët i goditur në kokë dhe me një gisht të prerë të dorës së majtë.

Sipas mediave greke, familja e Valyrakis ka kërkuar shtyrjen e varrimit të tij, në mënyrë që të zgjerohen hetimet, shkruajnë mediat greke.

Gruaja e ish-ministrit, Mina Papatheodorou i ka dërguar një letër ministrit të Transportit ku i thotë se “njerëzit në komunitetin e vogël të Eretrias flasin dhe mund të paraqesin informacion në lidhje me përfshirjen e një anijeje peshkimi në aksidentin që i mori jetën Sifis Valyrakis dhe mund të dalë në pah versioni i vrasjes. Ne ju nxisim të veproni menjëherë në mënyrë që hetimet të shpejtohen”.

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore në trupin e ish-ministrit janë konstatuar dy plagë në kokë që dyshohet se i ka marrë nga goditja e helikës pas rënies nga varka e tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndahet nga jeta aktorja e njohur në moshën 26-vjeçare, mbeten misterioze shkaqet e vdekjes
»
Article Logic
Execution time: 0.013540983200073
array(1) { ["section"]=> string(98) "u-gjet-i-mbytur-gruaja-e-ish-ministrit-grek-kerkon-permbysjen-e-hetimeve-mund-te-jete-vrare-236491" }