U gjet i pajetë në dhomën e hotelit, dalin DETAJE shokuese për vdekjen e Avicii: Luftonte rrjetet PEDOFILE

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 14:54 29-04-2018 U gjet i pajetë në dhomën e hotelit, dalin DETAJE shokuese për vdekjen e Avicii: Luftonte rrjetet PEDOFILE Avicii

Vdekja e DJ suedez Avicii ka tronditur thellë të gjithë botën e artit, ndërsa ende nuk janë mësuar shkaqet e ndarjes së parakohshme nga jeta të 28 vjeçarit.

Por nëpër media të ndryshme botërore po qarkullon lajmi se vdekja e Avicii-it nuk ishte natyrale, por dyshohet se ai është vrarë si pasojë e përfshirjes së tij në zhdukjen e rrjeteve të pedofilisë.

Në dokumentarin kushtuar jetës së tij, DJ shpjegonte se ishte shumë i vendosur për të luftuar për të mirën e fëmijëve të abuzuar në të gjithë botën, ndërsa shtonte se informacionet e tij për banda të tilla nuk ishin të pakta.

Pikërisht këto të dhëna për të cilat suedezi ishte në dijeni, mendohet se mund të kenë shtyrë dikë ose disa individë t’i shkaktojnë atij vdekjen.

Avicii u nda nga jeta javën e kaluar në moshën 28 vjeçare në një dhomë hoteli në Muskat të Omanit. DJ suedez ishte cilësuar si më i miri në historinë e muzikës elektronike, por vetëm 2 vite më parë ai kishte hequr dorë nga koncertet si pasojë e problemeve shëndetësore.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.25933980941772
array(1) { ["section"]=> string(111) "u-gjet-i-pajete-ne-dhomen-e-hotelit-dalin-detaje-shokuese-per-vdekjen-e-avicii-luftonte-rrjetet-pedofile-118788" }